| Bar West Marifeti i Lesit
Ditet e fundit, gjate nje kafeje miqesore Nikolle Lesin u perpoqen ta vene ne loje shoket e vjeter, Fevziu, Mand Shkullaku etj. “Degjo Niko”, i thane ata duke e uruar per detyren e zv.ministrit te Kultures, “doktor Berisha ta ka bere me hile. Kushdo qe emerohet ne ate ministri pas Pangos, eshte destinuar per t’u djegur si figure”. “Ma mori mendja edhe mua”, u pergjigj Nikolla, “por i kemi dale te keqes perpara. Sapo filluam pune, miratuam nje rregullore te re per ministrin dhe zv.ministrat: Ne oren 8 te mengjesit, kur paraqitemi ne pune, dorezojme allatet tek roja i dezhurnit dhe i marrim me procesverbal ne 4 e gjysme pasdite. Se kush i perdor dhe cfare ben me to gjate orarit zyrtar, ne nuk mbajme pergjegjesi!”
Fatura
Keto dite, ironia me e hidhur i ra per pjese nje banori te Bahcallekut ne hyrje te Shkodres. Gazetare si deshmitare okulare te permbytjes se madhe, pohuan sjelljen e cuditshme te shkodranit, qe aty qeshte e aty perlotej. Kur e pyeten si ishte puna, ai u pergjigj: “Shifeni vete: Dje n’nadje kena nje me shpin’ e zhytun n’uje. Familje jeme ka tash dy dite pa uje te pijshem. Ndersa i tash sa m’ka ardh fatura e ujsjellesit. Si mos me u cmend?”
P.S. Pasketaj, koleget perpiluan aty per aty nje proverb fringo te ri: “Ne shtepine e te permbyturit nuk permendet uji!”
Nxjerrja e kryqit
Por diskutohej mes hierarkeve te larte kishtare ne Tirane, rituali i ceremonise se pervitshme te cdo fillim janari per fene ortodokse, ajo e nxjerrjes se kryqit nga uji. Kryepeshkopi Janullatos u tha peshkopeve: “Nuk besoj se kete vit do kemi probleme infrastrukture. Me kete situate qe eshte krijuar, kudo qe ta hidhni kryqin, ne uje do te bjere”. “E vertete, hiresia juaj”, u pergjigj peshkopi i Gjirokastres, “por lumi Drino eshte bere kaq i rrembyeshem, saqe mua me duhet t’i mbledh besimtaret buze Adriatikut, dhe t’i lajmeroj me telefon kur ta hedh kryqin ne Gjirokaster, qe ta kapin”.
Keqkuptimi
U zbulua arsyeja e vertete e vonesave dy ditore ne evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura te Shkodres dhe Lezhes. Te mesuar me permbytjet e shpeshta te tokave te tyre, cdo shtepi e atyre aneve ka nga nje varke, kush me rrema e kush me motor. “Kur pame qe vinin drejt nesh gjitha ata ushtare e police me sirenat dhe alarmet ndezur, kujtuam se donit te na sekuestronit skafet”, i tha ne mirebesim nje banor ministrit te Brendshem Lul Basha, “prandaj nuk pranonim te vinim me ju”. Luli i fali nje nga ato buzeqeshjet e tij te rralla dhe i tha: “Por jo mor i dashur, c’eshte ajo fjale. Pret puna per skafet. Edhe ne shkurt ketu jemi”.
Faji i Rames
Kryeministri Berisha u dergoi keto dite nje njoftim te gjitha kancelarive perendimore. “Besoj se se shpejti do te arrihet akordi historik me opoziten socialiste”, thoshte njoftimi, “pas nje diskutimi me aleatet, me ne fund vendosem me dhimbje te plotesojme kerkesen e Edi Rames per hapjen e portave”. Pasketaj, ne celularin e Doktorit bie zilja nga ambasadori amerikan, Uidhers. “Zoti kryeminister, ai do hapjen e kutive, jo te portave”, i tha Uidhers. Berisha shtangu: “Po pse nuk e tha qe ne fillim, mor zoteri. E shikon cfare demesh i shkaktoi vendit?”
 |