| Kosova mes Pekinit dhe Peqinit Me 17 prill ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage filloi procesi mbi vleresimin rreth legjitimitetit te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ku eshte diplomacia shqiptare dhe pse eshte aq shume aktive ajo serbe… Agim Popoci Kur u hodh ne tregun e diplomacise nderkombetare ideja serbe per nje mendim keshilldhenes nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage mbi shpalljen e pavaresise se Kosoves, ajo u injorua si nga Tirana ashtu edhe Prishtina zyrtare.
Pas kesaj ideje pasoi nje diplomaci intensive serbe e cila rezultoi me miratimin nga ana e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, duke u shnderruar ne kerkesen e kesaj te fundit prane Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Ky leksion serb nuk mjaftoi qe te zgjonte nga gjumi Tiranen dhe Prishtinen, te cilat si ne rastin e shpalljes se pavaresise, ashtu edhe ne mbrojtjen e saj, nuk tregojne kurrfare interesi, thua se Kosova eshte vertete pjese e Serbise.
Luli ne Peqin, po Jeremic…
Kur u be e ditur data e fillimit te ketij procesi ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, opinioni shqiptar ishte ne pritje te nje fushate shume me intensive diplomatike se sa ne rastin e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Ndersa pritej nje levizje e Tiranes zyrtare ne mbrojtje te pavaresise se Kosoves dhe inkurajimit te shteteve qe ta njohin shtetin me te ri ne Evrope, ndeshen vetem me heshtje zyrtare. Dhe derisa nga Beogradi vinin lajme per shtetet qe do ta mbeshtetnin idene serbe, zyrat e Ministrise shqiptare te Puneve te Jashtme ngjanin se ishin me pushime. As minister, as zyrtare dhe as zedhenes nuk thane as nje fjale te vetme per kete ceshtje, duke na kujtuar “ditet e lodhjes” se ish-shefit te diplomacise shqiptare, Besnik Mustafaj para doreheqjes.
Por papritmas, ministri “i palodhur” Lulzim Basha shfaqet ne Peqin. Nuk ka gabim. Jo ne Pekin, por ne Peqin ku ishte ne nje fushate partiake per ta akuzuar kryetarin e PS-se, Edi Rama mbi qendrimet bojkotuese dhe bllokuese ne procesin e pajisjes me leternjoftimet elektronike te qytetareve shqiptare. Pra ne kohen kur qytetaret e Kosoves, qe si gjithmone mbajne syte nga Tirana zyrtare, ishin ne pritje te nje lajmi ngushellues mbi procesin qe kishte filluar ne Hage, ata degjojne se shefi i diplomacise shqiptare eshte ne Peqin, ne nje fushate per zgjedhjet qe priten te zhvillohen mbas dy muajsh. Sigurisht, kjo nuk vlen per homologun e tij serb Vuk Jeremic. Diplomacia serbe dhe kreu i saj vazhduan me fushaten per te rikonfirmuar nga miqte e tyre nese edhe ata do te paraqiten prane kesaj gjykate si kundershtare te pavaresise se Kosoves. Diplomatet serbe cdo dite informonin opinionin se cilat jane ato shtete qe do te dorezojne prane Gjykates Nderkombetare te Drejtesise deklaratat nese e mbeshtesin apo jo idene serbe, tashme e transformuar ne kerkese te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Jeremicit nuk i mjaftoi Rumania, Kina, Rusia e ca shtete ithtare te Titos, por filloi negociatat me vendet e Amerikes latine duke i informuar mbi procesin dhe ceshtjen e Kosoves. Duke shfrytezuar nje Forum Ekonomik ne Brazil qe u zhvillua me 16 prill, ai takoi shefin e diplomacise braziliane dhe homologet latino-amerikane duke pasur parasysh qe pas 24 oreve do te fillonte ne Hage procesi, sic e cilesoi ai, historik.
Mire Pekini, po fqinjet shqiptar
Nuk ka qytetar ne Kosove qe ka pritur nga Pekini te nderroje mendje dhe te kundershtoje idene serbe para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage,
por kur ky proces filloi dhe u bene publike shtetet qe do ta mbeshtesin apo kundershtojne idene serbe, atehere u rikonfirmua edhe nje here lodhja e shefit te diplomacise shqiptare. Prane kesaj gjykate, jo vetem Kina qe nuk e mbeshtet permes argumentave shpalljen e pavaresise, (edhe pse kryeministri shqiptar theu nje rekord ne murin e madh kinez), por as shtetet tona fqinje si Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia qe zyrtaret shqiptare i konsiderojne si shtete mike.
Interesimi i diplomacise serbe per te rivendosur marredhenie me keto shtete qe pranuan pavaresine e Kosoves ne prag te ketij procesi gjyqesor, dhe mosinteresimi i diplomacise shqiptare per te intensifikuar marredheniet me to, ka hallakatur edhe trurin e atyre 15 gjykatesve te Gjykates nderkombetare te Drejtesise ne Hage qe kane hasur ne dokumentat ku argumentohet se Kosova ishte pjese e Shqiperise. Qe Bolivia nuk e njeh Kosoven dhe qe nga godina katerkateshe e ministrise sone te Jashtme nuk vjen asnje sqarim se si eshte halli i ketij vendi latin dhe i atyre njerezve, askush nuk ben njeri me faj. Por qe nga kjo godine nuk e merr kush mundimin qe te vizitoje shtetet fqinje, qe mbartin me vete edhe vizita me kosto te ulet financiare, per t’i informuar nder te tjera se cilat jane ato shtete qe do ta mbeshtesin shpalljen e pavaresise prane kesaj gjykate dhe a ekzistojne burime te tjera per nxitjen e pranimit te shtetit te pavarur dhe sovran te Kosoves, faji nuk eshte jetim.
Nese Maqedonia, Mali Zi, Kroacia e madje edhe Turqia nuk kane dorezuar prane Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage kurrfare deklarate me argumentat qe pikerisht ata i njohin me se miri, askush nuk duhet te cuditet. Para dhe pas fillimit te seances, nga Ministria serbe e Puneve te Jashtme vinin informacione mbi aktivitetet e kesaj ministrie dhe kreut te saj, thua se ajo eshte agjenci lajmesh e jo vetem nje ministri me nje minister te angazhuar rreth kauzes se “mbrojtjes” se Kosoves.
Madje godina katerkateshe qe drejton Basha nuk u ciklua as nga deklaratat e Drejtoreshes per Evropen prane Grupit Nderkombetar te Krizes, Sabina Freizer (qe idene serbe e quajti si nje levizje te mencur te Beogradit zyrtar), e cila para se gjithash do te shtyje procesin e pranimit te pavaresise se Kosoves, duke pasur parasysh se shume shtete do te qendrojne ne pritje te mendimit te kesaj gjykate.
Por ne fund fare, per fatin e mire te shqiptareve qe vazhdojne te degjojne deklaratat e Vuk Jeremicit dhe ato te Lul Bashes dhe Skender Hysenit, vazhdojne te kene mbeshtetjen dhe angazhimin e aleateve. Vertet Serbia do te vazhdoje te kete ndikim te shtetet arabe, aty ku Titoja deshmoi se cfare eshte diplomacia e vizitave te bezdisshme me idene e miqesise se perhershme, ashtu si dhe Tirana e Prishtina qe do te vazhdojne te monitorojne agjensite serbe se cfare ben Jeremic neper bote, por shtetet e fuqishme qe mbeshteten ne vijimesi shtetin me te ri ne Evrope, ne takimet e tyre, nder te tjera shihet se nuk do ta harrojne Kosoven. Kete e deshmoi edhe vizita e fundit ne Arabine Saudite e te Derguarit te Posacem te SHBA-se per Lindjen e Mesme, George Mitchell, dy dite pasi kishte filluar procesi ne Hage. Pa kaluar as 24 ore nga kjo vizite, agjencia shteterore e lajmeve te Arabise Saudite, SPA bene te ditur se ky vend e njeh Republiken e Kosoves. “Ne perputhje me lidhjet ekzistuese fetare dhe kulturore me popullin e Kosoves dhe duke respektuar vullnetin e popullit te Kosoves per pavaresi, Mbreteria e Arabise Saudite shpall njohjen e Republikes se Kosoves dhe shpreson se ky zhvillim do te kontribuoje pozitivisht ne rritjen e shtyllave te sigurise dhe stabilitetit ne Kosove dhe shtetet fqinje te saj”, beri te ditur agjencia e lajmeve SPA; ndersa Basha ishte duke ngjitur shkallet e murit kinez, ndersa Skender Hyseni te ndonje cajtoreje te Prishtines.
 |