| Bujar Luca, difekti i perfeksionit Eshte vendosur ne Paris qe prej vitit 1991. Arti i tij eshte vleresuar ne gjithe Europen dhe pertej oqeanit. Medalje argjendi nga Akademia Franceze e Arkitektures, kerkesa ne rritje per veprat e tij, per punen e tij ne restaurime, dekorim mjedisesh te brendshme, dekore operash e teatrosh nga me te njohurat… nga Luan Rama Thjeshtesia e ketij artisti me ka habitur gjithnje, ashtu si modestia dhe mencuria e tij. Madje dhe historine e dekorimit te tij me Medaljen e Argjendit te Akademise Franceze te Arkitektures e zbulova rastesisht, dicka qe eshte jo e paket dhe domethenese per arritjet e nje artisti, thjeshtesi qe me kujton anekdotat e antikitetit kur filozofi Sokrat, njeriu me i mencur i demokracise athinase, thoshte se “pak gjera dinte nga kjo bote”. Bujar Luca nuk ka nevoje per fjale. Nuk i pelqen te deshmoje njohurite e tij te thella per historine e artit dhe shkollat me ne ze te artit boteror. Ai e ka percaktuar dhe e percakton vetveten gjithnje ne raport me artin, me ate cka krijon: Artisti perballe telajos, ngjyres, formes dhe emocionit artistik qe ngjizet aty. Kur iu akordua kjo medalje, ne pranine e ministrit francez te Kultures, arkitekti me fame boterore Etienne Poncelet, do te theksonte ne fjalen e tij se “Bujar Luca eshte nje artist i vertete, kompetent dhe njeri i kultures, nje bashkebisedues jashtezakonisht interesant per arkitektet. Vlera e punes qe ai kryen kontribuon ne rritjen e fames se tij dhe nepermjet ketij homazhi qe i behet sot, Akademia e Arkitektures vlereson talentin e tij dhe i deshmon adimirimin e saj”. Sigurisht me erdhi keq qe kisha munguar ne nje mbremje te tille, e cila, ashtu si dhe veprat e ketyre 17 vjeteve qe ai ka krijuar, per mua kane qene te njohura por ato kane mbetur te panjohura per vendin e tij dhe koleget e tij te dikurshem te artit dhe te kinematografise. Me piktorin Bujar Luca kemi punuar se bashku ne Kinostudio. Piktor i talentuar dhe fjalepaket, i nderuar ne tri festivale te filmit me Cmimin e Pare te festivalit, ne vitin 1990 ndermori nje udhetim per te piketakuar botra te tjera te artit. Lumturisht Parisi do ta priste krahehapur si shume nga artistet e tjere qe vinin nga Lindja totalitare ne vitet 70-80-te. Rasti e solli qe sapo zbarkova ne Paris ne vitin 1991, te asistoj ne ekspoziten e pare te mikut tim piktor ne galerine Gerard Rambaud prane Bastille-s, ku ishin ekspozuar pejsazhet dhe odaliskat e mrekullueshme te tij. Shtypi francez do te shkruante, madje dhe nje nga revistat me ne ze te artit “Connaissance des Arts”. Por ajo qe do te me impresiononte me shume do te ishte pjesemarrja ne ekspoziten e tij ne Kullen Eiffel, ku moren pjese piktore nga e gjithe bota dhe ku gazetari i njohur Alex Taylor, do ta intervistonte ate drejtperdrejt nga kulla mitike, duke e prezantuar si nje piktor te talentuar qe vinte nga bota e panjohur dhe e izoluar shqiptare.
Bujar Luca banon sot ne nje apartament te qete ne Rue Balard te Parisit XV. Apartamenti i tij eshte i mbytur nga pikturat ne mure. Madje shume prej tyre qendrojne ne korridor, ne pritje te nje ekspozite te re. Perballe kavaletit ku gjithnje do te gjesh nje krijim te ri te tij, eshte nje biblioteka e pasur, prehja e tij ku jane mjeshtrit e medhenj dhe te preferuarit e tij nga Ticiani e Rembrandi tek El Greco, Van Dyck, Delacroix, Breugel, Bosch, etj, si dhe modernet me Margaritte apo Munch. Dy vellime te medha me vizatimet e Mikelanxhelos, “Corpus dei disegni di Michelangelo” te bejne menjehere pershtypje, dhe ato jane nje “thesar” per te, pasi eshte nje botim i rralle qe piktori e ka zbuluar dhe e ka blere ne Itali. Ne krah, mbeshtetur ne mur, eshte triptiku i tij ne dimensione te medha ”Shkaterrimi i luftes”, me ngjyra te ndezura, nje frymezim i ndikuar nga i madhi Francisco Goya.
“Ne punen qe bej jam i detyruar te studjoj vazhdimisht, - me thote Bujari, - jo vetem mbi jeten dhe artin e piktoreve te medhenj por dhe per teknikat e tyre, shkollat e ndryshme pikturale. Pra eshte nje pune e perditeshme, nje pasurim i vazhdueshem intelektual”.
Vitet e fundit, ky artist i eshte kushtuar vecanerisht krijimit dhe riprodhimit te afreskeve, restaurimit te tyre apo krijimit te dekoreve te medha. Gjashte muaj me rradhe atij i u desh te punonte per afresket e kubese se shapeles se keshtjelles ne Sucy-en-Bry te ndertuar nga arkitekti i njohur Francois Le Vau ne vitin 1660, me afreske te mjeshtrit te madh francez Charles Le Brun. Si pasoje e shirave dhe e veprimit te kohes, ne kube kishte humbur pjesa me e madhe e afreskut dhe restaurimi i tij behej teper i veshtire. “Nga ky afresk, - tregon Bujari, - kishte mbetur nje fotografi e vogel ne bardh e zi, e bere ne vitin 1910. Kubeja ishte demtuar ne dy te tretat e saj. Pra mbetej vetem nderhyrja apo nje “restitucion”, krijim i pjeseve qe mungonin. Atehere me duhej te studjoja ne thellesi punen dhe tekniken e mjeshtrit Le Brun qe konsiderohet sot nje nga mjeshtrit me te medhenj te klasicizmit francez. Duhej te studjoja probleme qe kishin te benin me perdorimin e materialeve, perdorimin e materialit piktural dhe ta harmonizoja punen time me gjurmet qe kishte lene koha mbi pjesen e mbetur te afreskut qe prej 3 shekujsh”.
Dhe puna e Luces do te ishte perfekte, cka deshmojne dhe shkrimet e ndryshme ne gazetat “Le Monde”, “Le Figaro” apo revisten “Connaissance des Arts”, “Le Parisien”, “Journal du Dimanche”, etj. “Puna e Luces risolli engjejt muzikante te pikturuar nga Charles Le Brun” - do te shkruhej ne Le Monde. “Ishte vertet nje kenaqesi e madhe te punoja per ate afresk, sepse ndjeja te pervijoja punen e nje piktori te madh. Duke punuar mbi nje afresk te tille, ti ndjen se jeton nje kohe tjeter. Pra jeton jete te tjera”.
Kuptohet qe artisti shqiptar qe vinte ketu nga “bota e viteve te plumbit”, sic cilesohet shpesh koha totalitare e Lindjes evropiane, ka qene perballe nje sfide te madhe per t’i dhene nje jete te dyte nje kryevepre te dikurshme. Te njejten sfide ai kishte ndjere vite me pare kur kishte punuar nen kubene e nderteses se famshme te Parlamentit te Rennes, ne veri te Frances dhe qe dikur, shekuj me pare ishte kryeqytet i Bretanjes. Kjo ndertese e ndertuar nga arkitektet e famshem Gaultier dhe De Brose ne vitin 1654, dhe me afreske te Charles Errard, e cila u dogj aksidentalisht me 1994, duhej restauruar. Dhe per restaurimin e saj nuk harruan te therresin dhe piktorin shqiptar. Sigurisht ishte nje sfide te realizonte “qiejt” e kubese ne harmoni me pikturat e mrekullueshme qe vareshin ne faqet e mureve te salles se madhe dhe qe ishin te piktoreve te medhenj. Bujari me kujton anekdoten e njohur te piktorit francez Francois Le Moine, te cilin shekuj me pare e thirren ne Versaje (Versaille) qe te pikturonte afresket e kubese, pra Sallen e Herkulit qe eshte dhe sot. Por kur pa se ne dy anet e sallonit ishin dy tabllo te medha te Veronese-s, piktori e kuptoi se gjendej perballe nje sfide te madhe: Te arrinte qe afresket e tij te harmonizoheshin me tablote mitike te gjeniut italian. Keshtu dhe piktori Luca e kuptoi atehere sfiden qe duhej te perballonte.
Nje krijimtari me vete e piktorit Luca jane dhe dekoret per operat, teatrot apo filmat e ndryshem. Nje bashkepunim te frutshem ai ka vendosur me piktoret e operave sic do te ishte ajo ne operat Carmen, Fyelli magjik, Tregimet e Hoffman-it apo Casse Noisette te Opera Granier, opera Bastille apo Opera Comique te Parisit, por edhe La Rondine ne Operan e Monte Carlo-s, Liqeni i mjellmave te Operas se Nancy apo Korbi i bardhe i Operas se Barcelones. Disa pjese te dekorit te koreografise Casanova te koreografit franko-shqiptar Angelin Prelocaj ishin padyshim nje pune e frymezuar e tij dhe nje piketakim i vecante artistik me bashkepatriotin e tij Prelocaj. Vec punes se tij me dekoret e spektakleve te ndryshme si Cyrano de Bergerac, Jezu ishte emri i tij dhe Angelique i regjisorit Robert Hossein, apo peisazhi gjigand prej 36mX7,5 per Sporting Club te Monte Carlo-s, nje angazhim me vete ishte dhe ai ne fushen e kinematografise: mbi te gjitha puna me dekoret e filmit Rembrandt te regjisorit Charles Matton, nje bashkeprodhim franko-gjermano-hollandez, ku piktorit Luca i duhej jo vetem te rikrijonte me besnikeri tablote e famshme te Rembrandit si Mesimi i Anatomise, Rojet e Nates apo Kau i Therrur, por dhe autoportrete te mundshme sipas stilit te gjeniut, te cilat i gjejme dhe ne afishen e filmit. Dekoret e ketij filmi do te ishin dhe tema e nje ekspozite te hapur ne “Maison Européen de la Photographie” ne Paris si dhe e nje libri te botuar mbi to. Charles Matton shkroi me kete rast se “Rembrandi ndoshta nuk do ta kishte njohur si te tijen njeren apo tjetren pikture qe shohim ne film, por me siguri ne punen e Bujar Luces ai do ta kishte pare si nje percapje te bukur vetmohimi, plot aftesi dhe talent”.
Bujar Luca vuan nga perfeksioni, nga ajo qe gjithshka qe krijon duhet te jete ne perfeksion. Dhe dihet, qe gjerat asnjehere nuk jane ne perfeksion, vecanerisht ne art. Sigurisht ai tentohet te arrihet, por duhen ngjitur shume shkalle dhe ndoshta gjithnje. Megjithate, Luca kerkon qe puna e tij te kete vlere, art. Ne filmin Amin te regjisorit te njohur Kosta Gavras, ai i kerkoi piktorit shqiptar t’i krijonte nje tablo me dy personazhe te filmit, ate te heroit kryesor dhe nenes se tij. Pra duhej marre fotografia e aktorit dhe e nenes se tij, duheshin zvogeluar ne moshe dhe duheshin vendosur ne atmosferen e kohes se fashizmit, ne Itali. Nje pune padyshim e veshtire, ne kerkimin e atmosferes, kostumeve, shkolles pikturale te kohes. Por nje muaj me vone kur Gavras kishte marre tablone, i habitur ai i kishte thene gruas se tij, (e cila menjehere do t’ja percillte piktorit): “Nuk mendoja se ende ka piktore te tille”. Tabloja i kishte lene nje pershtypje te madhe. Nje perfeksion qe bije ne sy ne cdo punim te tij, dhe kur eshte fjala per dekore ne “interieur”, sic eshte dekori i tij ne nje prej restoranteve luksoze te Parisit, “Prunier”, ne avenyne “Victor Hugo”. Motive klasike te punuara me fleta ari e argjendi, teknike me te cilen ai ka punuar dhe mjedise te brendshme ne New York. Po te zbresesh nga aveny Victor Hugo dhe te marresh Champs Elysée, ne mes te saj, ne restorantin mitik te aktoreve dhe artisteve “Fouquet’s”, ne nje nga mjediset spikasin dhe dy tablo te pikturuara nga Bujar Luca. Dhe me tej, ne lokalet e Dior do te ndeshesh perseri me dekoret e Luces, te cilat te befasojne me finesen e tyre.
Bujar Luca eshte nje artist qe nxiton ne kohe, pasi vazhdimisht duhet te gershetoje krijimtarine e tij te afreskut, dekorit per skenat e medha te teatrove, me krijimin e tij personal, pikturen dhe poezine e tij. Nderkohe qe ne teatrin “Odeon”, regjisori Robert Wilson shfaq pjesen teatrale Quartet, perden gjigande te se ciles e ka krijuar Luca, i frymezuar nga nje tablo e shekullit XVIII te piktorit flamand Wouters, piktori shqiptar i eshte kthyer per pak kohe tablove te tij, ciklit teper interesant qe ka ndermarre me nje refleksion mbi kohen totalitare, duke shfrytezuar simbolet e asaj epoke dhe telat me gjemba, apo nje cikli tjeter me vizatime te tij.
Ne fletoret e tij te punes, jo rralle piktori hedh shenimet e tij mbi artin, teknikat, mjeshterine artistike dhe origjinalitetin e mjeshterve dhe shkollave pikturale, shenime mbi ate cka ngjizet ne boten e artistit dhe deshifrimin e sensacioneve qe pulsojne ngjyra, atmosfere, karaktere, bote njerezore. “Me ndihmen e alfabetit tim, - ka shenuar ai, - une shkruaj fraza imagjinare, te krijuara nga pulsimet e trupit tim. Ky lloj teksti nuk eshte rrjedhoje e gjuhes se folur, por e levizjeve te trupit tim qe padyshim eshte i palexueshem. Eshte tekst i origjines sime shpirterore”…Pas librit te tij te pare poetik te titulluar “Oniromancie”, nje neologjizem i krijuar nga vete artisti me mbi 60 poezi, botuar nga shtepia botuese franceze L’Aube, ai ka pergatitur vellimin e dyte poetik te titulluar kesaj rradhe ”Couleuromancie”, nje tjeter neologjizem qe lidhet me fjalen frengjisht couleur-ngjyre, dhe ku cdo poezi u referohet ngjyrave oker, jeshile, e kuqe, roze, etj, pra sic mund t’i quanim shkurt, tingellime koloristike, sic tingellojne ato ne poezine e tij “Ngjyre e arte”: “Dielli perendon / valevitet si nje shami lamtumire / ne syrin qe loton”… Ka nje ngjyre tjeter qe piktoret e quajne “dhé i djegur” apo ne frengjisht “terre brulée”. Ne kete poezi Luca shkruan: “Dehje mergimi qe stamposet/siper thonjve/ne krah te shpreses/ mbi shkembenjte e eger/ dhe shkretetira e pafund / Te dobesosh pushtetin e hekurit/duke perzjere/aromen e germadhave/me kujtesen e ndryshkur”.
Duke u larguar nga Rue Balard pergjate Senes, duke lene pas miresine dhe modestine e rralle te ketij artisti, nuk di pse m’u rikujtuan fjalet e regjisorit Charles Matton qe i referohej Rembrandit dhe perkushtimit te Bujar Luces, kur fliste per “nje percapje te bukur vetmohuese, plot aftesi dhe talent” te Luces. Dhe me pas m’u shfaq deshira qe profili i ketij artisti te ishte i pranishem dhe ne Shqiperi, sic ishte per here te pare ne ekspoziten e artisteve te diaspores Ngjyra te Shqiperise ne Galerine e Arteve, ne vitin 2004…Por artistet duhet t’i ftosh qe te behen pjese e qenesishme dhe e kultures dhe jetes sone artistike, e debatit kritik dhe restaurimin e vlerave te afreskut shqiptar dhe per me teper, qe te jene te pranishem ne festen e madhe te artit dhe takimit me publikun.
Profil
Bujar Luca ka studjuar ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane.
Pas nje eksperience te madhe kinematografike si piktor filmi ne Kinostudion “Shqiperia e Re”, me vendosjen e tij ne France me 1990, vec piktures se mirefillte ai eshte angazhuar dhe ne mjaft bashkepunime teatrosh dhe studjosh kinemtografike. Ka bashkepunuar me Opera Garnier per operat Coppelia, Casse Noisette, Casanova, La Flûte Enchanté; me Operan Bastille per pjeset Carmen, Til l’Espiégle, Les Contes d’Hoffmann, La Chauve Souris; me Opera Comique La fée Urgelée; Operan e Monte-Carlo-s La Rondine; Opera Nancy, Le Lac des Cygnes; Opera e Barcelones, Le Corbeau Blanc, si dhe per spektakle e pjese koreografike me Bejart, Preljocaj, regjisoret e njohur Hossein, Wilson, Arias, etj. Vec bashkepunimeve kinematografike, si dekorator ai ka bashkepunuar me arkitekte mjaft te njohur per realizime ne New York, Canada, Saint Petersbourg, etj.
 |