| Njė Skėnderbe "turk" Me sytė e njė historiani turk, heroi kombėtar shqiptar krejtėsisht i ēmitizuar. Jo mė prijėsi i kryengritjeve dhe burri i shtetit. Por njė luftatar idhnak, hakmarrės dhe dredharak qė e luftonte Turqinė vetėm pėr shkak tė interesave tė veta Iva Tiēo Qė Skėnderbeu nuk ka qenė ai kalorėsi i ēartur i rrėfenjave tė moēme, qė me njė tė ngritur tė shpatės kėpuste dhjetėra koka turqish, kjo ėshtė njė gjė qė e dinė tė gjithė. Edhe qė ai nuk u morr peng i vogėl pėr tė jetuar 29 vjet nė oborrin e sulltanit, ashtu siē e duan legjendat, por qė pėrkundrazi me pėrjashtim tė disa periudhave tė shkurtra ka jetuar nė Shqipėri, edhe kjo tashmė ėshtė e shkruar nė tekstet historike. Po sikur nė vend tė njė heroi qė pėrveē luftrave mbrojtėse ka edhe meritėn e krijimit tė tė parit shtet tė mirėfilltė shqiptar tė lexonim se bėhej fjalė vetėm pėr njė luftėtar idhnak, qė luftonte pėr ēėshtje fetare po aq sa pėr hakmarrje dhe plaēkitje? Atėherė do tė duhej tė shfletonin historinė e perandorisė turke. Ku njė figurė si ajo e heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu do tė zinte njė vend tė vogėl, njė vend fare periferik. Tė njėjtin vend qė zinin edhe zotėrimet e tij nė krahasim me pėrpasat e perandorisė osmane. Por pėrveē vendit tė vogėl qė do tė zinte historia e Skėnderbeut brenda historisė osmane, ajo qė do tė na habiste mė tepėr do tė ishin vetė faktet historike, do tė zbulonim njė Skenderbej kaq tė ndryshėm jo vetėm nga historia e Barletit por edhe nga historia pa mitizime e teksteve tė shkollės. Do tė zbulonim njė Skenderbej si ai qė pėrshkruan historiani turk Sulejman Kulēe, njė pjesė e veprės sė tė cilit tashmė ėshtė e botuar edhe nė shqip nė librin "Shqipėria nė historinė osmane". Nė njė frymė krejt tjetėr nga ajo qė ka shoqėruar ēdo tekst shqiptar, aty mund tė lexosh tė gjitha bėmat luftarake tė Skenderbeut tashmė jo si njė hero kombėtar qė luftonte pėr njė shtet por pėr luftrat e njė njeriu, vėrtet trim, qė e nisi luftėn pėr njė inat thjesht personal ndaj sulltanit, qė lidhi aleanca tė dyshimta me katolikėt e Venedikut dhe qė vdiq pasi forca e tij ishte dobėsuar. Njė portret pra i njė tė vdekshmi tė thjeshtė qė mbart gjithė veset e virtytet e rracės njerėzore dhe jo i njė mbinjeriu. Dhe pėr ta bėrė ndoshta mė njerėzor, apo thjesht pėr t'i ulur vlerat, siē nuk e ka bėrė asnjė historian, gjatė gjithė kohės Sulejman Kylēe e quan Gjergj Kastriot Skenderbeun thjesht Iskander. Si tė ishte njė ushtar i thjeshtė.
Pėrpara se Skėnderbeu tė bėhej luftėtari i madh qė do ta njihnin tė gjithė, ai do tė kalonte njėfarė kohe si pjesė e ushtrisė turke, do tė stėrvitej aty dhe do tė njihte taktikat e saj, gjė e cila nė tė ardhmen do ta ndihmonte tė kishte mė tepėr sukses nė ekspeditat e tij ushtarake. Pėr historianin turk Sulejman Kylēe, historia ėshtė pak a shumė e ngjashme me atė letrare tė Barletit, sipas tė cilės Skėnderbeu sė bashku me tė vėllezėrit iu dorėzuan sulltanit. Kurse historiani turk shkruan se dorėzimi i djemve tė Gjon Kastriotit, princit tė Mirditės (nė tė vėrtetė tė Matit, me qendėr Krujėn), ndodhi kur ai u nėnshtrua pa kundėrshtim pėrpara ngadhėnjimeve tė Muratit II nė Shqipėri. Prandaj, sipas rregullit tė asaj saj kohe atij iu morrėn peng katėr djemtė e tij dhe u dėrguan nė kryeqytetin e Turqisė osmane, Edrene, nė vitin 1422.
Gjergj Kastrioti qė ishte mė i vogėl dhe mė i zjarrtė se vėllezėrit e tij kishte lindur mė 1414. Kylēe shkruan se sulltani e mbajti nė njė vend me djemtė e tij dhe u kujdes nė mėnyrė tė veēantė pėr edukimin dhe arsimin e tij: dhe emrin ia ngjiti Iskander, sipas emrit turqisht tė Lekės sė Madh. Nė saraje ai qėndroi deri nė moshėn madhore ku thuhet tė ketė rėnė nė sy si njeri mjaft i zgjuar dhe i zoti, gjė qė do ta bėnte t'i besoheshin detyra tė ndryshme shtetėrore. Ende 18 vjeē, iu dha posti i sanxhakbeut. Nė emėr tė ushtrisė sė sulltani, ai mori pjesė nė disa luftra, ku nė mėnyrė tė veēantė si luftėtar spikati nė betejat e zhvilluara nė Turqi dhe nė Siri.
Sulejman Kylēe e pėrshkruan Skėnderbeun e tij si njeri mjaft ambicioz, idhnak e hakmarrės. Dhe ishin pikėrisht kėto arsyet qė do ta shtynin tė prishej me Turqinė, me pak fjalė sipas historianit turk tė "tradhtonte" sulltanin. Si "mollė sherri" nė kėtė rast kishte shėrbyer Kruja: pas vdekjes sė Gjon Kastriotit, qė ishte sanxhakbej i Krujės dhe qė me anė tė influencės sė qeverisė osmane kishte fituar njė famė tė madhe, vendi i tij kishte mbetur vakant. Skėnderi, pasi tė tre vėllezėrit qė ishin pranė sulltanit i kishin vdekur kohė mė parė (historianė tė ndryshėm japin variantin e helmimit) tanimė e llogariste veten kandidat pėr vendin e tė atit, e quante veten trashėgimtarin e ligjshėm tė Krujės. Pėr shkak se deri nė atė kohė ai i kishte shėrbyer sulltanit nė disa detyra civile dhe ushtarake, duke fituar kėshtu simpatinė e tij, as qė i shkonte ndėr mend se mund tė mos e emėronin nė vend tė tė atit. Nė atė kohė ai ishte 25 - 26 vjeē.
Historiani turk shkruan se sulltani, duke e njohur karakterin e Iskanderit nuk e gjeti me vend kėtė emėrim: ndoshta edhe pėr arsye se kishte tė tjera plane pėr tė, nė dobi tė shtetit turk. Dėrgoi nė Krujė njė tjetėr sanxhakbej dhe kur Iskanderi e mori vesh kėtė punė, u zemėrua sė tepėrmi duke e quajtur si njė poshtėrim qė po i bėhej. Dhe qė nga ky moment nisi tė pėrgjonte rastin pėr tė kundėrvepruar. Historiani turk Kylēe nuk flet fare pėr betejėn e Nishit prej nga ku Skėnderbeu u largua sė bashku me treqind kalorėsit shqiptarė. Nė vend tė kėsaj ai shkruan se rasti erdhi kur armata turke ndodhej nė More dhe Skėnderi qė ndodhej aty zhvilloi bisedime e u mor vesh me parėsinė shqiptare, qė kishte ardhur pėr t'u bashkuar me armatėn e sulltanit dhe pėrgatiti planin e kryengritjes. Njė natė hyri nė ēadrėn e nishanxhiut (shkruesi i fermaneve tė sulltanit) dhe i kėrkoi tė shkruante njė ferman nė emėr tė tij pėr sanxhakun e tė atit. I kėrcėnuar ai shkroi ē'iu kėrkua dhe ia dorėzoi Skėnderit, i cili menjėherė sapo mori fermanin vrau nishanxhiun dhe iku bashkė me shqiptarėt qė ishin nė armatėn turke.
Historiani turk shkruan se, kur Skėnderi arriti nė Dibėr, u bashkua me parėsinė shqiptare qė e priste dhe shkoi nė Krujė. La njerėzit e tij jashtė kalasė dhe vetė vajti e i tregoi fermanin sanxhakbeut duke i marrė kėshtu ēelėsat e kalasė. Puna e parė e tij ishte tė fuste nė kala njerėzit e tij dhe nė njė moment tė caktuar tė vriste rojen turke tė kalasė si dhe sanxhakbeun. "Ja!", - shkruan historiani turk Kylēe, -"Flamuri i kryengritjes qė u shpalos nė kėtė mėnyrė u valėvit pėr shumė vjet me radhė. Kjo ngjarje qė ndodhi nė kohėn e pėrhapjes dhe tė vendosjes sė turqve nė Ballkan, dalėngadalė doli nė plan tė parė: sepse princat e Toskėrisė dhe Gegėrisė, vojvoda i Malit tė Zi, qeveria e Venedikut dhe Papa u morėn vesh dhe u bashkuan me Skėnderin".
Pastaj e gjithė ajo qė nga historianėt trajtohet si njė kryengritje e madhe e pėrgjithshme kundėr Turqisė, nė librin e historianit turk Sulejman Kulēe ėshtė thjesht njė varg luftrash dhe betejash tė Skendėrbeut me ushtritė e sulltanit. Nė libėr rrėfehet se herėn e parė kundėr Skėnderbeut u dėrgua Evrenoz Aglu Isa beu, i cili mori dhe sasi plaēke dhe skllevėr dhe rrugės pėr kthim zbuloi se grykat ishin zėnė: mezi shpėtoi pas njė lufte tė rreptė dhe u kthye nė Edrene nė vitin 1437. Dhjetė vjet mė vonė, sulltani u shtrėngua vetė tė nisej nė luftė kundėr Skėnderit ndėrsa me vete kishte marrė edhe trashėgimtarin Mehmetin. Kur arriti nė Krujė dhe e rrethoi, prishi kanalet e ujit tė kalasė. Historiani turk shkruan se pas kėsaj shtrėngese Kruja u pushtua, por Skėnnderi nuk u kap pasi qe tėrhequr nė male. Me afrimin e stinės sė dimrit sulltanit iu desh tė largohej dhe nė kthim ai i propozoi Skėnderbeut paqen, por propozimi i tij u rrėzua. "Gjatė rrugės armata e tij u bastis nga Skėnderi", shkruan historiani turk teksa rrėfen se njė marrėveshje mes dy palėve u arrit nė vitin 1451, kur me vdekjen e sulltan Muratit nė fron hipi i biri, Mehmeti II i cili morri emrin Fatih, (ngjadhėnjimtar) i cili bashkė me gjithė delegacionet qė erdhėn ta uronin pėr postin, pranoi edhe tė dėrguarin e Skėnderbeut me tė cilin bėri njė armėpushim trevjeēar, kohė gjatė tė cilės do tė merrej me pushtimin e Stambollit. Vitet e mėvonshme sulltani do tė merrej me tė tjera luftra: nė Serbi, Bosnjė Hercegovinė, Serbi, Kosovė, Greqi. "Kaluan dhjetė vjet", shkruan Kylēe, "qė kur Fatihu u kurorėzua mbret dhe Skėnderi i pėrballonte gjithnjė me fitore ushtritė e tij ndėrsa nė botėn e krishterė numėrohej i vetmi hero". Por jo gjithēka do vazhdonte kaq mirė: pas njė beteje nė Berat ku Skėnderi sipas historianit turk kishte humbur pesė mijė luftėtarė dhe komandantėt e tij mė tė zotė, ai nisi dredhitė: bėri sikur nga ushtria e tij ishte larguar njė Moze nga Dibra (bėhet fjalė pėr Moisi Golemin) dhe e dėrgoi nė Stamboll ku ai i kėrkoi sulltanit t'i jepej njė ushtri prej 15 mijė vetėsh pėr tė sjellė kokėn e Skėnderit. Sulltani u bind dhe i besoi armatėn, por kur u gjend nė Dibrėn e poshtme Moisi Golemi kaloi nė anėn e Skėnderbeut dhe ushtrinė osmane e shpartalluan.
Nė tė njėjtėn mėnyrė me Moisi Golemin, historiani Kylēe trajton edhe atė qė njihet si tradhtia e Hamza Kastriotit, ku ky i fundit nuk paska tradhtuar tė ungjin por besimin e sulltanit i cili e kishte dėrguar nė krye tė njė ekspedite me 11 mijė kėmbėsorė dhe 6 mijė kalorės pėr pushtimin e Shqipėrisė. "Edhe kjo tradhti e Hamzait", shkruan ai, -"I kushtoi shumė shtetit turk...". Pas kėsaj beteje, ku Skėnderbeu kishte marrė peng njė sanxhakbej, Sulltani u detyrua qė pėr lirimin e robit t'i ofronte atij njė tjetėr paqe, sė bashku me 15 mijė dukatė florinj. Historiani turk shkruan se kohėn e kėsaj paqeje Skėnderbeu e shfrytėzoi pėr ekspeditat ushtarake nė Itali ku luftoi kundėr Karlit VII tė Francės nė pėrkrahje tė mbretit Ferdinand tė Napolit kurse Sulltani Mehmeti pushtoi Morenė dhe Durrėsin duke i dhėnė njė gusht Venedikut qė ishte i lidhur me Skėnderin. Kjo paqe nuk zgjati mė shumė se tre vjet dhe sipas Kylēes u prish pėr shkak tė aleancave tė Skėnderbeut me Papa Piun II, i cili po bėnte planet e njė kryqėzate antiosmane. Pas kėsaj rifilluan betejat. Pas dėshtimeve tė para turke, sulltani dėrgoi kundėr Skėnderbeut Ballaban beun, qė kishte ndihmuar nė pushtimin e Stambollit. Historiani turk shkruan se luftrat e Skėnderbeut me Ballabanin nuk ishin tė thjeshta pėr t'u fituar. Nė pėrpjekje me tė Skėnderbeu humbi tetė nga komandantėt e tij mė tė mirė kurse nė njė betejė tė dytė u plagos edhe vetė, por ushtria e tij nuk u mund. Pas kėsaj, sulltan Fatihu u nis vetė nė luftė kundėr Skėnderbeut i cili sipas historianit Kylēe kur dėgjoi pėr kėtė inkursion tė ushtrisė otomane u largua nga qendra e tij, Kruja. Kishte filluar fushata qė nė historinė skėnderbegiane njihet me emrin "Rrethimi i dytė i Krujės".
Faktin qė ushtria e Skėnderbeut po dobėsohej nga ky "rrethim" nuk pėrmendet vetėm nga historiani turk Kylēe, por edhe nga dėshmitė e mbledhura tė Itali. Por ndryshe nga historiani turk, dėshmitė italiane tregojnė se lajmet pėr disfatat shqiptare kishin mbizotėruar vetėm nė fillim: shumė shpejt nė Romė erdhėn lajme tė kundėrta qė tregonin se ushtria shqiptare nuk ishte dėrrmuar, se Kruja nuk ishte pushtuar nga sulltani. Kylēe flet pėr shpartallime tė ushtrisė turke nga ana e Skėnderbeut me anė tė sulmeve qė ai i quan "bastisje", por vetėm sa i pėrmend. Pasi nė stilin e gjithė kronikanėve apo dhe historianėve turq, nuk merret me dėshtimet. Pėrkundrazi, pėrshkruan se si sulltan Fatihu ndaj Krujės ndoqi taktikėn e izolimit: ndėrtoi njė kala tė re nė Elbasan nė anė tė sė cilės i preu rrugėn Skėnderbeut pastaj dogji njė qytet qė ky i fundit e kishte ndėrtuar pranė Durrėsit. Pa pėrmendur fare udhėtimin e dėshtuar tė Skėnderbeut nė Itali nė kėrkim tė aleatėve, pa folur mė pas as pėr atė qė quhet "rrethimi i tretė i Krujės", Kylēe shkruan se "Skėnderi i cili pa pėrgatitjet turke, e kuptoi se nuk do tė ketė sukses; la ēdo gjė tė tij dhe u tėrhoq nė drejtim tė Lezhės. Qendrėn e tij, Krujėn qė e mbrojti pėr 25 vjet, ia la venedikasve... Skėnderi tanimė i kishte mbushur 63 vjetėt". Sipas historianit turk, pėr shtatė vite me radhė, Skėnderbeu duhet tė ketė jetuar nė Lezhė ndėrsa ka vdekur rreth moshės 70 vjeēare. Krejt ndryshe nga ē'e ka dėshmuar Gjon Muzaka i cili nė kujtimet e tij ka shkruar se "Zotin Skėnderbe e kapėn ethet nė Lezhė dhe aty vdiq, mė 1466, nė moshėn 63 vjeēare". Dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja nuk ishte aspak i tėrhequr nga pafuqia pėr t'u bėrė ballė dyndjeve turke, pėrkundrazi, ishte duke bėrė planet pėr sulmin ndaj kalasė sė Elbasanit ku gjendej garnizoni turk.
Detajet qė kanė tė bėjnė me betejat nuk janė tė vetmet ndryshime mes historisė "turke" tė Skėnderbeut dhe asaj "shqiptare. Ajo qė ėshtė mė thelbėsorja ėshtė vetė fryma. "Skėnderi nė Shqipėri e varte ēdo turk qė i binte nė dorė. Megjithatė gjaku i derdhur nuk qe pėr asnjė qėllim tė shenjtė", shkruan historiani turk ndėrsa pohon qė nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė komandant me vlerė: "Por jo aq sa thuhet... Tek ai mungoi zgjuarsia, dituria, pikėpamjet e Fatihut dhe zotėsia pėr tė mėkėmbur njė shtet tė ri". Nė fakt nė asnjė rresht historiani turk nuk flet pėr Besėlidhjen e Lezhės, nuk flet as pėr marrėdhėniet me shtetet evropiane... E megjithatė nė fund detyrohet tė pranojė sė paku se "Iskanderi ka qenė njė hero, njė komandant me vlerė". Vetėm kaq. Sepse Skėnderbeu i tij ishte thjesht njė njeri, aspak i mbinatyrshėm.
Njė histori brenda perandorisė
"Shqipėria nė historinė osmane" ėshtė botuar nė Izmrir nė vitin 1944. Autori i tij Sulejman Kylēe me origjinė shqiptare nga Luma, ka qenė adjutant i Shemsi Pashės, boshnjak shqiptar, besnik i sulltan Hamitit II dhe i emėrruar prej tij komandant divizioni me detyrė pėr tė ruajtur qetėsinė nė Kosovė. Vetė autori, i cili ka mbaruar Akademinė Ushtarake tė Stambollit dhe ka qėndruar nė Shqipėri me detyra tė rėndėsishme qė nga viti 1905 deri nė ikjen pėrfundimtare tė turqve nga Shqipėria nė vitin 1913. Dhe megjithėse librin e ka botuar nė vitin '44, Kylēe nuk ėshtė aspak i zhveshur nga koncepti perandorak nė tė shikuarin e gjėrave.
Pėrmbajtja e librit ėshtė kontrolluar edhe nga mareshall Fevzi Ēakmak Pasha, kryetar i Shtatmadhėrisė sė Republikės Turke, i cili gjithashtu ka qėndruar nė Shqipėri deri nė fund tė luftės ballkanike. Nė shqip libri ėshtė pėrgatitur pėr botim dhe ėshtė pajisur me shėnime nga Zyber Hasan Bakiu.  |