| Albanicus Erectus Virgjil Muci Mė nė fund ndodhi ajo ēka para disa vitesh do tė tingėllonte si futurologji: Serbia mori statusin e vendit kandidat pėr tu anėtarėsuar nė Bashkimin Europian, madje nė njė kohė kur vendet e Bashkimit janė kapėrthyer nga njė krizė e rėndė ekonomike, por jo vetėm. Edhe pse ėshtė i vetmi vend europian qė e shpall hapur partneritetin dhe aleancėn e vet strategjike me Rusinė e Putinit; edhe pse ėshtė vendi qė pėrgjaku Ballkanin pėr afro dhjetė vjet, duke u sjellė ndėr mend europianėve tmerret e Luftės sė Dytė Botėrore; edhe pse nė gjithė kėta vjet ka luajtur fėmijėn kapriēioz me Perėndimin dhe sidomos me fqinjėt e vet ballkanas, prapėseprapė Serbia mbetet dashnorja e Perėndimit, siē do tė shprehej dikur njė gazetar i njohur.
Dhe nė kėtė pikė mbėrrijmė nė kontrapunktin e pashmangshėm tė dy realiteteve tė pandryshueshėm gjeopolitikė. Edhe pse kemi qenė dhe mbetemi nxėnėsi kryeulur i Perėndimit; edhe pse me hir e me pahir erdhėm e u bėmė anėtar tė Aleancės sė Atlantikut Verior; edhe pse ishim i vetmi vend qė nuk u ngatėrruam, tė paktėn drejtpėrdrejtė, nė sherrin e pėrgjakshėm ballkanik; edhe pse nuk lamė kėnd pa i rokanisur kryet se jemi mė tė lashtėt nė Europė e mė the e tė thashė; edhe pse kemi bėrė gjithė ēna kėrkohet nga Vėllezėrit e Mėdhenj pa ngritur zėrin e pa bėrė as gėk, as mėk; edhe pse nuk lėmė rast pa nxjerrė nė pah afshin tonė proeuropian, tė gjitha gjasat janė tė jemi tė fundit qė do tė marrin trenin qė tė shpije nė Europė, if
Dhe pėr fatin tonė tė hidhur kur nė kėtė tren tė mos ketė mbetur tjetėr njeri pa hipur. Praktikisht, sot pėr sot, jemi vetėm ne, Bosnja-Hercegovina dhe Kosova tė paftuarit nė paradhomėn e klubit europian, ndėrkohė qė fqinjėt tanė tė afėrt e tė largėt ose janė anėtarėsuar, si Bullgaria e Rumania, ose e kanė marrė tanimė ftesėn, siē janė Maqedonia, Mal i Zi, pa zėnė ngoje Kroacinė qė vitin tjetėr anėtarėsohet.
Mbėrritur nė kėtė pikė, nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė hedhim njė vėshtrim realist e kritik brenda vetes dhe tė kėqyrim thellė se ēfarė shkon e nuk shkon mes nesh nė radhė tė parė, si dhe mes nesh e tė tjerėve, europianėve nė rastin nė fjalė, nga ana tjetėr.
|