| Periskop Renato Kalemi Teatri i Absurdit
Ashensori
Njė orė e zezė elektronike mbi komodinė shėnon 6:59, kur nė fraksion tė sekondės nga brenda saj shpėrthen tingulli cingėritės i alarmit: njė pėrzierje shkel e shko notash, sikur tė jenė bashkuar qėllimisht pėr tė tė ngritur pėrpjetė qimet e kokės. Pėr ca sekonda nuk e kuptoj se ēpo ngjet. I pandėrgjegjshėm shtyp butonin e kuq tė orės; dhoma bie nė paqe, e unė kthej kurrizin nga ana tjetėr. Nuk di sa kohė kalon, derisa ca goditje tė lehta nė tavan, tė cilat sa vijnė e shpeshtohen, bėhen mė acaruese, pastaj njė trapan qė shpon murin mbi kokėn time, mė prek nė neuronet e trurit si tė ishte njė turjelė dentisti nė dhėmballėn e prishur. Ngrihem vetiu nė kėmbė dhe instiktivisht hedh sytė nga dritarja: njė matrapik godet ēan asfaltin, dy punėtorė mė tutje hapin njė kanal me kazmė, ndėrsa pak metra mė tutje njė shitės u bėn reklamė domateve tė kuqe sa ti hajė palla.
Mbrėmė u pėrpoqėn tė mė vjedhin makinėn dhe sipas udhėzimeve tė oficerit tė policisė, nė orėn 8.00 duhet tė paraqitem nė komisariatin nr.1 pėr tė bėrė denoncimin. Rubineti i ujit lėshon njė gurgullimė si tė vinte nga fundi i humnerės sė pavendosur nė kohė dhe hapėsirė. Njė currilė e hollė zbret lakmueshėm mbi duart e mia. Pa ujė!? Ah, matrapiku. Bėj durim e nis tė vishem gjithė pėrtesė: nė fillim pantallonat, kėmishėn
Zėri femėror nė televizor diē flet pėr ndėrprerje dritash, orare
Stisem si tė mundem, mbath kėpucėt, mbyll derėn dhe thėrras ashensorin, kati 0. Pasqyra e tij mė shtyn tė rregulloj flokėt, por nė atė ēast errėsira mė pėrpin tė tėrin. Qetėsi. Nėpėr shkallė spipėtin asgjė. Ėshtė e shtunė. Tė gjithė flenė.
Filmi i Javės
Le Notti Bianche
Viti: 1957
Regjia: Luchino Visconti
Gjinia: Dramė, romancė
Aktorėt: Marcello Mastroianni, Maria Schell
Vlerėsimi: 7.8/10
Regjisori i famshėm italian Luchino Visconti braktis stilin Neorealist dhe estetik tė krijimeve tė tij tė mėparshme pėr tė na dhuruar filmin ėndėrrues dhe pėrrallėn romantike Le Notti Bianche (Net tė Bardha). Njė pėrshtatje e novelės sė shkrimtarit rus Fjodor Dostojevskit, Marcello Mastroianni luan rolin e Marios, njė i ri vetmitar, nėpunės i varfėr, qė jeton nė njė qytet italian. Njė natė, mbi njė urė, ai takohet me Natalian (Maria Schell), e cila ėshtė e mėrzitur sepse i dashuri i saj (Jean Marais) nuk ka ardhur nė takim, siē i kishte premtuar. Duke rėnė nė dashuri me tė, Mario pranon ta ndihmojė tė gjejė tė dashurin e saj, por nga ana tjetėr nuk kėrkon qė ajo tė bashkohet me burrin e ėndrrave tė saj. Le Notti Bianche vjen si njė film i jashtėzakonshėm bardh e zi dhe me lojėn e shkėlqyer tė tre aktorėve kryesorė.
SPEKTAKĖL
Big Brother-i i Arbanės
Nga Alida Cenaj
Ndodhi ajo qė pritej tė shtunėn e shkuar nė Top Channel: nata e parė e edicionit tė 5-tė tė reality show-t Big Brother Albania la nė hije ēdo program tė transmetuar nė tė njėjtėn kohė nė ekranet e tjera shqiptare. Shtėpia e re e Vėllait tė Madh dhe tė gjitha detajet e konceptuara pėr spektaklin nuk zhgėnjyen askėnd. Ritmi, kurioziteti dhe surprizat garantuan njė audiencė qė u reflektua nė kohė reale edhe nė rrjetet sociale nė internet ku komentet ishin tė panumėrt. Nuk zhgėnjeu gjithashtu as Arbana Osmani, tani prezantuese kryesore nė Top Channel. Pėrkundrazi. E mėsuar me formatin, Arbana nuk humbi asgjė nga sharmi i njė moderatoreje tė konsoliduar nė ekran. Madje duket sikur edhe vetė Big Brother shqiptar ka marrė diēka nga mėnyra sesi Arbana prezanton e diskuton me konkurentėt dhe publikun duke forcuar bindjen se njė prezantuese tjetėr nuk mund tė funksionojė mė pėr reality-n 5 vjeēar nė Shqipėri. Njė lavdėrim Arbana e meriton edhe pėr look-un. Ndryshimi i stilit nė tė veshur ka pėrcjellė njė imazh suksesshėm tė kuruar.
|