E Premte, 24 Maj 2013

Albanicus Erectus

Virgjil Muci

Rasti e solli qė parapak kohėsh tė shkoja natėn nė qytetin N. Hoteli, pothuaj i shkretė, megjithė mėtimin e arkitetit dhe dizenjatorit nuk shkonte dot pėrtej stilit kitsch, ishte pronė e njė refugjati pėr tė cilin kėdo qė tė takoje e tė shkėmbeje dy fjalė tė thoshte se, ai i kishte bėrė paratė me pisllėqe (eufemizėm pėr prostitutat, drogėn e njė zot e di se ēfarė tjetėr), pa tė dhėnė asgjė konkrete, pėrveē faktit qė e kishte dėgjuar nga goja e filanit ose e filanes. Kur e pyeta recepsionistin, gjysmė tė pėrgjumur, se ku mund tė shkoja pėr t’u zbavitur atė darkė, ai ngriti supet i bezdisur pa e ēkyēur gojėn. Tė paktėn pati mirėsinė tė mos mė thoshte, “Ē’mė ēan kokėn!” Tekefundit, rashė herėt nė shtrat, pėr t’u zgjuar herėt nė mėngjesin gri tė atij qyteti qė fati a njerėzit e kishin dėnuar me vdekje.

Ngjarja e mėsipėrme ėshtė veē njė akt, nė dramėn e pėrditshme nga jeta e provincės shqiptare, ku qytetthet, ngjajnė si dy pika loti nė mjerimin dhe pocaqinė e tyre. Ku njerėzit, pa dallim seksi, pėrkatėsie fetare ose bindjesh politike, vrasin kohėn dhe veten nė njė gjendje letargjie, fantazmagorike, tė ushqyer prej opiumit tė punėkotėsisė dhe ėndrrave nė diell; ku dythundrakėt e vetėklasifikuar homo sapiens e shkojnė ditėn sa nga njėra kafene nė tjetrėn duke mbllaēitur gjithė ditėn e ditės gazeta dhe thashethemet e politikės, nė pritje tė tubimit tė radhės nga aksh kryetar partie qė puna ia do tė bredhė kėtyre anėve tė humbura ngaqė ėshtė nė opozitė; ku tė rinjtė shestojnė plane se si e qysh tė sigurojnė ndonjė vizė pėr t’ia mbathur nga kopshti zoologjik ku fati i ka mbyllur; ku kinemaja, teatri, biblioteka e institucione tė tjera publike ngjajnė fryt i fantazisė; ku nata i zė vendin mbrėmjes sė pėrzėnė pa kurrfarė ceremonie dhe rrugicat e terrta ndriēohen veē nga drita e kaltėrt e televizorėve, nė ato raste kur zotat mbitokė tregohen shpirtgjerė dhe bėjnė qė mos t’u mungojė energjia elektrike; ku nė mėnyrė tė natyrshme e tė pashmangshme njeriu lypset tė rebelohet ndaj groteskut tė kėsaj ekzistence e tė thojė, pse duhet jetuar nė kėtė vend?