E Shtune, 18 Maj 2013

Nano kunder Moisiut, lufta ne nivel femeror

Mirela Moisiu, e bija e Presidentit Moisiu dhe djathtas Xhoana Nano e bashkeshortja e kryeministrit

Nje vendim i aprovuar nga ministrat pa e ditur. Per te cilin presidenca ka kundershtuar por nuk eshte perfillur. Polemikat e nxitura pas protokollit te ri te shtetit dhe te gjitha arsyet, politike dhe personale qe Nano do t'i beje nje dhurate shte

Fabian Morava

Gjithcka ka ndodhur ne fund te prillit. Nje pjese e mire e te gjithe anetareve te kabinetit qeveritar pohojne se nuk dine gje. Skena eshte projektuar si nje veprim gjysem klandestin, i fshehur me nje petk rutinor. Firmosje e nje dokumenti te pa rendesishem procedurial. Ne fakt, dokumenti ne fjale, ishte ai per te cilin ka shperthyer nje debat i zjarrte ne shtypin e perditshem. Behet fjale per "Rregulloren e Ceremonialit te Republikes se Shqiperise". Natyrisht kete vendim te ndermjetem rutinor e kane aprovuar te gjithe ministrat. Askush prej tyre nuk eshte perpjekur qe per ok-ejin e tij te kerkonte te shikonte draftin e ndryshuar. Asnjeri prej tyre nuk kishte pse shqetesohej per ceshtje protokollare per te cilat ne fund te fundit gjithnje do te kujdeseshin vartesit e tyre. Por ndryshe nga te paret ata qe e kishin planifikuar te gjithe kete skeme kishin nje ide te qarte ne koke. Anetaret e kabinetit kete fund prilli duhet te aprovonin nje tekst qe nuk duhej ta shikonin. Sepse aty ishte bere nje ndryshim rrenjesor. Kompetencat e zonjes se pare te vendit i ishin hequr gruas qe i kish mbajtur ato per 22 muaj, vajzes se presidentit, Mirela Moisiu, per t'iu dhene gruas se kryeministrit Nano. Ne fakt ky eshte vetem shpjegimi i thjeshtezuar i nje dokumenti i cili nuk i parashikon emrat konkrete te te dy grave qe jane ne loje per vendin e Zonjes se pare. Por, ajo eshte njekohesisht edhe arsyeja e vertete se perse protokolli i shtetit vendosi te ndryshonte. Arsyeja e vertete se pse me ane te nje minipuci, te gjithe anetareve te kabinetit iu kerkua firma ne menyre te fshehte. Dhe ne fund te fundit edhe shkaku pse keta te fundit rane viktime duke firmosur per nje dokument per te cilin nuk ishin ne dijeni.

Ne te vertete jo te gjithe ishin aq te panjohur me ate qe po ndodhte. Qe dy muaj perpara se drafti i Rregullores se Ceremonialit te shtetit te aprovohej specialistet e presidences e kane kundershtuar fort ate. Ne nje leter qe ky institucion i dergonte ne fund te janarit ministrit te jshtem Kastriot Islami, Presidenca nuk binte dakort ne dy pika. Me nje teks te thjeshtezuar presidenca sygjeron qe ne kapitullin "Zonja e Pare" te dokumentit te theksohet se nese presidenti eshte i ve "ai mund te beje zyrtarisht te njohur nje nga vajzat e tij si shoqeruese". Madje nuk harrohet te shtohet se "gjate vizitave jashte shtetit, njoftohet pala pritese se presidenti ka per shoqeruese zyrtare vajzen e tij. Ne te njejten shkrese selia e kreut te shtetit proteston edhe per nje shkelje kushtetuese. Ne variantin e pare ne kushtetute thuhej se Presidenti eshte perfaqesues i shtetit shqiptar, njesoj si per nje nepunes ministrie apo diplomat. Ndersa per kryeministrin, parashikohej: "Kryetar i pushtetit ekzekutiv". Fakti se ky sygjerim i dyte u pranua dhe u ndreq ne dokumentin e aprovuar ne Keshillin e Ministrave, ndersa i pari as nuk u muar ne konsiderate, tregon se sa urdheruese ka qene direktiva per te parin. Pra shkurt, rolin e Zonjes se pare qe mungonte duhej ta merrte gruaja e kryeministrit, Xhoana Nano.

Vendimi ishte marre. Madje ka zera qe pretendojne qe edhe krejt vendimi i ri per protokollin e shtetit eshte marre pikerisht per kete ndryshim. Ata qe pretendojne per kete permendin nje fakt te rendesishem. Vendimi i vjeter i rregullores se ceremonialit RSH daton me 23 maj te vitit 1998. Si per ironi edhe ai mban firmen e Fatos Nanos, qe ne ate kohe ishte kryeminister i nje stili tjeter dhe me nje bashkeshorte tjeter. Protokolli i vjeter, ndoshta pikerisht per keto fakte nuk parashikonte asgje per zonje te pare. Madje ai as nuk e njihte kete koncept. Neper nenet e tij te shumta vetem sa permendeshin grate e tre figurave me te larta te shtetit ne nivel te barabarte. Roli i tyre parashihej vetem ne shoqerimin e homologeve te huaja kembimin me to te dhuratave dhe marrjen pjese ne ceremoni. Ndersa tani ndryshimi eshte radikal. Per here te pare, ne Shqiperi hyn zyrtarisht termi zonje e pare. Te gjitha atributet e saj tani per tani i takojne Xhoana Nanos. E cila sipas rregullores qe sapo ka hyre ne fuqi "Fiton te gjitha privilegjet e zonjes se pare te vendit, deri ne ndryshimin e statusit familjar te presidentit". Prej ketej e tutje Xhoana Nano do te kete te drejten ekskluzive te shoqeroje bashkeshortet e personaliteteve te huaja qe vijne ne Shqiperi. Ajo do te kete te drejten zyrtare te organizoje pritje me ambasadore te huaj, pritje me karakter shoqeror e humanitar. Ne nje fare menyre, gruaja e re e kryeministrit edhe deri me tani e ka pasur kete status. Ka shperndare ndihma, ka bere donacione e ka ndihmuar jetime, por tani asaj i takon edhe me ligj nje gje e tille.

Ndoshta kjo ngjarje, ky konflikt grash ne krye te pushtetit do te kalonte pa u vene re, shtypi i perditshem dhe TV nuk do ta ngrinin me te madhe ne nje vend ku cdo dite ka ushqim me se te bollshem per ta. Por ai perben njekohesisht edhe nje problem politik apo nje testim per te ripare maredheniet reale midis dy institucioneve: Kryeministrise dhe presidences. Ne radhe te dyte ai sherben edhe per te pare marredheniet reale midis kryeministrit e bashkeshortes se vet aq te perfolura nga nje pjese e medias dhe opozita. Ne radhe te trete ai mund te sherbeje edhe si nje test per te veshtruar nje teze jo pak te perhapur per borxhin qe po i kthen Nano ish muzes se tij te tri viteve me pare.

Sipas te gjitha gjasave dhe jo vetem sepse dy muaj me pare eshte

kundershtuar nga presidenca, ky incident i ri mund te sherbeje si nje acarim tjeter ne maredheniet mes presidentit dhe kryeministrit. A nuk eshte ky nje akt i paster qe tregon mosperfilljen e qeverise ndaj presidences? A nuk eshte ai shenja me e mire se beteja e nendheshme per me shume kompetenca vazhdon. Me pare, atehere kur presidenti Moisiu nuk kishte marrdhenie te keqija as me liderin e opozites as me ish zvkryeministrin Meta kjo lufte nentoksore ishte edhe me e forte.

A nuk i kish mbajtur ai Nanos peng emerimin e kreut te SHISH dhe emrat qe i kishte propozuar per t'i pranuar Kujtim Hysenajn vetem ne nentor te 2002-shit. A nuk leshoi ai dy muaj me pas deklaraten proverbiale te "qeverisjes se vendit nga avioni". A nuk mbajti ai me janar 2003 nje fjalim kritik perpara parlamentit, ku si arritje e qeverise permendej vetem politika e jashtme ne kohen kur minister ishte Ilir Meta. A nuk qene keshilltaret e Moisiut qe i dhane shtypit edhe nje raport konfidencial te BE qe e fshikullonte qeverine dhe dossien penale te ish drejtorit te doganave te emeruar nga Nano, Ferdinant Papadhima?" E me pas ne samitin e NATO-s qe u mbajt ne Tirane ne shkurt 2003 a nuk qene te njejtet keshilltare qe e penguan Nanon qe ne nje moment krize personaliteti kishte dashur te fliste perpara stendes se samitit qe e drejtonte presidenti. Ne fakt te gjitha keto raste sollen koston e tyre politike. Kjo perkon me kohen kur Agron Llakaj e trajtonte si lolo presidentin ne ekranin e televizionit publik. Kur aktivitetet e tij ne kete ekran censurohesin, kur "Zeri i Popullit" as nuk i pasqyronte ato e kur i deleguari i Nanos, Gramoz Ruci, ne valen e diskutimeve per komisionin anti Rama i permendi Moisiut se ishin socialistet ata qe dispononin 84 vota.Kjo perkon gjithashtu me kohen kur edhe kreret e mazhorances filluan te perdornin dosiet e tyre duke hapur ne nje gazete proqeveritare sakandalet e tre keshilltareve te presidentit, si Arben Ristani, Arian Konomi [te larguar] e Xhevat Hana. E gjithe kjo situate vazhdoi deri me qershor te 2003 kur kryeministri i liroi kreut te shtetit vendin e pare te delegacionit ne samitin e Selanikut. Pikerisht kjo date, e shoqeruar me disa emerime ne administrate te njerzve te afert te presidentit, thuhet se ka shenuar edhe fillimin e paqes mes tij dhe Nanos. Pikerisht prej kesaj kohe edhe opozita filloi ta vere ne shenjester presidentin se u be pale me Nanon gjate krizes qeveritare ku rreagoi "si kofini pas te vjeli" [Berisha] dhe gjate zgjedhjeve lokale ku nuk u ngrit dot mb palet. Por pavaresisht nga shumellojshmeria e fakteve te mesiperme ato tregojne te njejten gje. Qe kane sherbyer rendom gjerat e vogla ato per me shume pushtet apo rregullim te afermish qe dy figurat me kryesore te vendit te ngrohen apo te ftohen mes tyre. A mund te ndodhe nje gje e tille edhe pas miratimit te fundit te protokollit te shtetit? Po, ne se presidenti eshte ai per te cilin integriteti i figures dhe i familjareve ka rendesi te madhe, sic pretendojne disa. Jo, nese sic kembengulin te tjere, ai eshte kthyer ne nje vegel te Fatos Nanos.

Por miratimi i protokollit te ndryshuar eshte edhe nje test per te matur rolin politik qe kerkon te luaje gruaja e kryeministrit. Ne kete pikpamje ai megjithese perben nje nonsens qe mund te kthehet ne bumerang duket se eshte nje levizje e menduar qe me pare. Qe ne fillim te mandatit te tij, Fatos Nano, mes te tjerave erdhi edhe me nje risi. Ti jepte nje rol publik gruas se re. Jo sic bente pa kompleks duke e permendur si nje biznesmene te zonjen, por edhe ne jeten shoqerore e politike. Qellimi ishte i qarte. Te gjithe ata qe kishin ne mendien e tyre nje Nano cinik, te ftohte, gjenerues mese dhjete vjecar konfliktesh dhe ish komunist, tani do ta pergjysmonin kete imazh me nje Xhoane te re, te ngrohte, paqesore madje pse jo edhe tejet liberale. Keshtu makina e propagandes u vu ne pune. Xhoi shperndante lodra per femijet jetime. Falte njezet milione per nenen qe lindi pesnjake. Mblidhte ne nje dreke madheshtore per 8 Mars, nenat e femijve te ngujuar, dhe nxitonte ne Paris, ne nje mbremje fisnikesh te dale mode, per te mare nje puthje dore nga Omar Sharif dhe nje dekorate per bamiresite e kryera. Por ketij imazhi qe ajo po perpiqej te ndertonte me shume kujdes per vete dhe karieren politike te bashkeshortit te saj i u kundervune ashper. Per pjesen qe e luftonte ajo qe nje grua e paskrupullt e pameshirshme qellimi i vetem i se ciles ishte pushteti i bashkeshoritit te saj per pasurim te shpejte. Ndoshta per te sfumuar edhe ate pak percepsion qe ka krijuar kjo teori, cifti kryeministror ka kalkuluar levizjen e re. Pra qe Xhoana Nano te marre titullin e zonjes se pare. Te jete me e dukshme. Me prezente ne aktivitetet publike. Te lere tek njerzit pershtypjen mbreselenese te asaj qe shoqeron grate e te "medhenjve" te kesaj bote qe shkelin ne Shqiperi, te bashkebisedimit e miqesise me to. Te organizoje me shume e zyrtarisht takime nga ato qe prekin zemrat e jetimeve duke i thene se ajo me mire se kushdo e di se cdo te thote te rritesh e vetme dhe nga ato kur i ben nenat me fatkeqesi te perloten si ajo. Basti eshte vene. Mbetet te shikohet rezultati i tij, ashtu sikurse mbetet te shikohet edhe hipoteza tjeter. Nese e gjithe kjo eshte bere si nje kundershperblim i Fatos Nanos per bashkeshorten. Sipas shumekujt qe ajo qe i dha kryeministrit aktual, jo vetem floket e lyera, shikimin pa syze, fytyren e lemuar nga trajtimi, rrudhat e mpakura, por njekohesisht edhe forcen energjine e grinten per te dale nga humnera politike ku kish rene. Qe prej njohjes se Xhoit, Fatos Nano nxori ne pah te tjera vlera, me shume ambicie per miqenie e pushtet. Pas njohjes me te ai filloi katarsisin. Vuri objektivin per t'u bere kreu i shtetit e me pas kryeminister. Ndoshta tani ka ardhur koha ta shperbleje katalizatorin e tij. Jo vetem me te ardhura. Jo vetem me luks. Por edhe me nje pozicion publik qe ia aprovoi keshilli i ministrave. Si dhe fatkeqesia e presidentit qe te jete i ve.