E Diele, 19 Maj 2013

Dolen fjalet e mia

I kishte parashikuar muaj me pare. Sipas tij, greva e urise nuk solli asgje per opoziten dhe kjo e fundit po ben ate qe deputetet e mendimit ndryshe ne PS thane qe ne fillim. Flet prof. dr. Kastriot Islami

Renato Kalemi

Kastriot Islami eshte i qete. E kish parashikuar ate cfare do ndodhte qe ne vjeshten e vitit te kaluar, por ai mendim ndryshe i shprehur atehere ne forumet e larta te PS, nuk u degjua. Sot ai kujton se bojkoti i Kuvendit dhe greva e urise nuk realizuan ate qe priste opozita: Rrezimin e qeverise. Madje, pas gjithe kesaj, PS tani po kerkon zgjidhje nepermjet kompromisit, ashtu sic e kishin parashikuar ata qe mendojne ndryshe. “Tani qe grupi kuvendor i eshte kthyer normalitetit eshte e natyrshme qe ata qe mendojne ndryshe ndjehen mire se kane mundur te ndikojne qe PS t’i kthehet normalitetit”, thote ai. Nderkaq, shprehet se PS-ja duhet te nise pergatitjet per zgjedhjet vendore 2011 sepse eshte shume mbrapa. Ajo rrezikon t’i humbe ato perballe dyshes Berisha-Meta. Por, cili do te ishte shpetimi i PS-se…?

- Zoti Islami, pas emerimeve te fundit te Partise Socialiste per drejtuesit ne komisionet parlamentare apo forumet drejtuese te saj, duket se perfaqesuesit e Levizjes per Mendimin Ndryshe jane anashkaluar… C’do te thote kjo per ju?

Pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ne PS jane evidentuar qartas dhe haptas disa probleme te nisura nga viti 2005, por qe kane qene te maskuara ose embrionale. Kjo situate lidhet kryesisht me ardhjen e Rames ne krye te PS dhe synimin e tij per ta kthyer PS ne nje force politike simetrike te PD. PS ka pesuar shume ndryshime jo pozitive, si persa i perket programit te saj politik, nivelit te demokracise se brendshme, identitetit te elites se saj drejtuese dhe veprimeve te saj. Konkretisht ne reference te ndryshimeve ne programin e saj politik, PS perfundimisht nuk eshte me nje force politike me orientim socialdemokrat, por nje “force politike e spektrit te majte dhe liberale”, qe e lexuar ne menyre standarde do te thote eshte “force liberale e qendres se majte”. Ky eshte nje ndryshim cilesor drastik dhe ne kete kuptim PS nuk mund te jete me socialiste.

Ne reference te statutit dhe te dokumentave pasuese tentohet qe te dominoje fryma autoritariste dhe “mendimi ndryshe te penalizohet nese ai paraqitet publikisht”, qe do te thote se PS nuk ka me ate demokraci te brendshme qe lejoi Edi Ramen te vinte ne krye te PSSH. Me veprimet e saj njevjecare radikale, PS nuk eshte me nje force politike e “specialisteve”, sic e kane cilesuar tradicionalisht, pra nje force politike qeverisese ose opozitare racionale dhe profesioniste, inteligjente dhe bashkepunuese me faktorin nderkombetar. Po keshtu, edhe persa i perket ekipit drejtues apo lidershipit te saj, PS eshte ne krize identiteti e perfaqesimi duke u disbalancuar drejt nje partie te te pasurve, klienteliste dhe kamaradeske.

E gjitha kjo shpjegon perse shume kolege me eksperience te konsiderueshme politike e qeverisese, dhe mbi te gjitha socialiste te vertete, kane shprehur me guxim mendim ndryshe nga ai i Rames dhe e gjitha kjo ka sherbyer per t’i penalizuar ata duke mos i vendosur ne krye te komisioneve kuvendore apo duke i perjashtuar nga delegacionet e Kuvendit per jashte shtetit. Kjo eshte hera e pare qe ndodh keshtu ne PS dhe klima armiqesore e mungesa e solidaritetit dhe percarja kane arritur ne nivelin me te larte gjate ketyre 20 vjeteve.

- Ju jeni pjese e LMN-se, e cila u nismua ne shtator te vitit te kaluar, per te kundershtuar veprimet e kryetarit Rama, te cilat konsideroheshin si te gabuara nga ju. Por, nga fillimi i greves se urise dhe deri me tani, duket se aktiviteti i grupit te LMN ka rene... Cfare ka ndodhur?

Me duhet te risqaroj se, jo vetem nuk ka pasur nje levizje, por mbi te gjitha nuk ka pasur qellim te posacem per te kundershtuar Ramen. Kjo qe ndodh ne PS nuk eshte lufte individesh kunder Rames. Por, deputete me themel socialist te vertete, me eksperience politike e qeverisese 10-20 vjecare, nje e treta e anetareve te kryesise me formim akademik, mbi nje e treta e anetareve te Asamblese Kombetare dhe mbi nje e treta e anetareve te kongresit dhe te anetaresise te shqetesuar per gjithcka ndodh ne PS, per shkak te qendrimeve te Rames, kane artikuluar mendim ndryshe per: 1) faktin se PS u ndodh ne opozite pas zgjedhjeve te 2009, gje e cila nuk pranohej nga Rama; 2) per bojkotin si nje mjet radikal, i padobishem dhe qe prishte imazhin perendimor te PS, te cilin Rama e coi per gjashte muaj deri ne ekstremin e djegies se mandateve dhe komuniteti nderkombetar e kritikoi rende; 3) per greven e urise si nje mjet i demshem dhe qe demtoi imazhin e vendit; 4) per veprimet radikale te bllokimit te rrugeve dhe natyrisht 5) shkeljen e statutit per rikandidimin e Rames per kryetar te PS edhe shtrirjen e mandatit per kater vjet.

Gjithcka kane parashikuar te gjithe ata qe mendonin ndryshe, eshte vertetuar ne praktike. Cdo kthim i pjesshem e modest ne normalitet ka ndodhur sipas asaj qe kane parashikuar ata qe mendojne ndryshe. Bojkoti u mbyll, deputetet nuk humben mandatet dhe u futen ne kuvend pa arritur asgje, ashtu sic e kishin parashikuar ata qe mendojne ndryshe. Protestat u permbyllen dhe protestuesit nuk e rrezuan qeverine, ashtu sic e kishin parashikuar ata qe mendojne ndryshe. Greva e urise e marre me vendim politik si asnjehere tjeter ne boten demokratike, u permbyll e deshtoi pa mundur as te hapen kutite dhe as Berisha te largohet dhe tani kerkohet zgjidhje kompromisi, ashtu sic e kishin parashikuar ata qe mendojne ndryshe. Rruget u bllokuan disa dite dhe asgje nuk u arrit me kete mjet radikal pervecse antipatise se qytetareve, ashtu sic kishin parashikuar ata qe mendojne ndryshe. Grupi i PS u fut ne Kuvend, fillimisht pergjysme dhe tani plotesisht, duke vazhduar normalisht jeten parlamentare, ashtu sic kishin parashikuar ata qe mendojne ndryshe. Zgjedhjet e parakohshme nuk u arriten, ashtu sic kishin parashikuar ata qe mendojne ndryshe. Tani qe grupi kuvendor i eshte kthyer normalitetit, eshte e natyrshme qe ata qe mendojne ndryshe ndihen mire se kane mundur te ndikojne qe PS t’i kthehet normalitetit. Tani kur gjithcka ka kryer Rama ka deshtuar dhe gjithcka ata qe mendojne ndryshe eshte provuar, gjykoj se perceptimi juaj per uljen e intensitetit te artikulimeve te te gjithe atyre qe mendojne ndryshe, eshte i drejte.

- Ju keni qene gjithmone kritik ndaj nismave te marra nga kryetari Rama, sic ishte ajo per greven e urise apo te tjera. A mendoni se ka ardhur koha qe te mbyllet gjithe ky aksion i opozites dhe ajo te nise pergatitjet serioze per zgjedhjet e ardhshme vendore 2011?

Une nuk kam asgje personale me Ramen sepse ndjehem superior ne cdo aspekt me te, por kam reaguar se kam gjykuar si te gabuara disa nga veprimet politike qe Rama u ka imponuar forumeve partiake. Une ndryshe nga disa kolege te tjere ne PS, dhe jo vetem gjate kesaj periudhe, por vazhdimisht, duke qene antikonformist dhe kam dhene me guxim e jo pa kosto mendimin tim per ceshtjet kryesore qe lidhen me sjelljen politike te PS. Nuk mund te jem une as konformist dhe as klientelist me Ramen, kete gje nuk ma lejon as formimi dhe as integriteti im dhe mbi te gjitha kete e justifikon qendrimi im ndaj cdo lloj keqrreshtimi. Dhe per me teper, konseguenca ime dhe vendosmeria eshte rritur ne intensitet kur kam vene re qe kete qendrim timin Rama e ka paraqitur gabimisht dhe me keqdashje si sponsorizim te Berishes. Teze e vjeter e nje politike shume te vjeter, ballkanike, bizantine e komuniste. Kam pasur dhe kam vetem nje qellim, qe te pengoj kthimin e PS ne nje force identike me PD sepse kjo jo vetem do ta pengonte PS te fitonte betejat elektorale, por edhe mund te conte ne rrudhjen, percarjen dhe ndarjen e saj te metejshme. Kritike ndaj te gjithe veprimeve radikale te imponuara nga Rama kane qene te gjithe ata qe mendojne ndryshe ne PS (dhe jane te gjithe ata qe permenda me lart). Rruga e veprimeve radikale rezultoi jo vetem e gabuar, por edhe e deshtuar. PS eshte vone ne pergatitjet e saj per zgjedhjet vendore dhe nese nuk gjen formulen e bashkimit te se majtes, me shume gjasa ka per te deshtuar edhe ne zgjedhjet vendore. Por, mbi te gjitha, perpjekjet per te aplikuar nje pakete veprimesh radikale ka bere qe publiku vendas te mos e perceptoje si nje force alternative e te shpreses, por nje binjake autoritare te PD qe lufton t’i ofroje votuesve vetem zgjedhjen midis dy te keqijave, pra ate te se keqes me te vogel.

- Sa shanse ka qe i gjithe ky aksion politik i 10 muajve te fundit te provokonte zgjedhjet e parakohshme, sic shpresonte nje pjese e mire e opozites?

Nuk ka asnje rruge kushtetuese per zgjedhje te parakohshme sepse me ndryshimet kushtetuese konsensuale midis Rames e Berishes opozita aktuale nuk ka asnje mekanizem kushtetues per te gjeneruar zgjedhje te parakohshme. Artikullimi retorik per zgjedhje te parakohshme ka qene demagogjik dhe propagandistik, naiv dhe aspak i besueshem. Kjo retorike e vjeter ka synuar te motivoje votuesit e majte te grumbullohen ne manifestime apo rreth cadrave te greves se urise; por kjo e gjitha ka deshtuar plotesisht. Po mbushet rreth nje vit nga dita kur eshte mbyllur kapitulli i zgjedhjeve dhe opozita kerkon pa mundur te arrije zgjedhje te parakohshme, gje qe e ben jo serioze si force politike.

- Nese ato ndodhin, a ka shanse te zhvillohen ne te njejten kohe me zgjedhjet vendore te vitit te ardhshem?

Nuk shikoj asnje mundesi per zgjedhje te parakohshme. Qarkullon ne PS edhe nje skenar, do te thoja qesharak e naiv, se “pas liberalizimit te vizave vete Berisha do te kerkoje zgjedhje te parakohshme, se do te ndjehet i fuqishem me marrjen e vizave; dhe keshtu “do ta mundim”; nje skenar naiv dhe pa asnje shans te ndodhe. Ne realitet Rama nuk eshte gati per zgjedhje te parakohshme te pergjithshme dhe nuk i do ato.

- Ju jeni shprehur se zgjedhjet vendore dhe ato te pergjithshme mund te fitohen vetem nese e majta hyn e bashkuar ne to. Por, sa shanse ka qe e majta te bashkohet, duke qene se LSI-ja eshte pjese e qeverise dhe nuk sheh asnje arsye te ndahet prej saj?

Analizat e mia jane thjesht “memo” per Ramen sepse shumica e socialisteve e kane tanime te qarte se c’ndodh kur e majta eshte e percare, por nuk kane guximin ta thone me ze te larte. Eshte e rendesishme qe PS te ndergjegjesohet per situaten elektorale dhe per faktin qe eshte e pamundur te eleminoje LSI apo te absorboje plotesisht votuesit e saj; kjo do te ishte jo vetem naive, por edhe e gabuar dhe me siguri do te deshtonte. PS nisur nga fakti qe ka qendruar ne opozite dy here, ne vitin 2005 dhe 2009, per shkak te marredhenieve armiqesore me LSI duhet te gjeje menyren per te mos trajtuar si armike apo tradhetare LSI, por hapur kanalet e bashkepunimit. Sigurisht, ne kushtet aktuale kjo duket e veshtire, por nuk mund te thuhet se eshte e pamundur. E rendesishme eshte qe marredhenia me LSI te trajtohet ne menyre realiste dhe me tej gjendet menyra per ta realizuar ate praktikisht.

- Pra, rrjedhimisht me kete mungese te bashkimit te opozites me LSI-ne, PS-ja i ka zgjedhjet e humbura?

Fakti qe nga mosbashkimi e majta ka humbur zgjedhjet e pergjithshme ne 2005 e 2009 dhe nga bashkimi ka qene e suksesshme ne bashkite kryesore ne zgjedhjet vendore te vitit 2007, do te ishte nje pergjigje jo vetem indirekte per pyetjen tuaj.

- Ju se bashku me nje grup deputetesh, nuk merrni pjese ne mbledhjet e Kryesise se PS prej disa kohesh. Perse ky vendim? Cfare fryme ndjeni, ju vete personalisht, ne PS?

Pergjithesisht kemi marre pjese ne mbledhjet e grupit kuvendor. Por, problemi shqetesues ne PS, pas zgjedhjeve te qershorit 2009 eshte se ka mbi 9 muaj qe Rama nuk zhvillon takimin e cdo te hene me sekretaret e PS dhe mbi 6 muaj qe Rama nuk therret mbledhjet e kryesise se PSSH. Sekretariati e Kryesia nuk funksionojne. Kjo eshte jo vetem shkelje e statutit te PSSH, por edhe nje zhvendosje e konsiderueshme nga normaliteti. Ka vetem nje arsye qe keto forume nuk funksionojne, sepse mbi nje e treta e sekretareve dhe mbi nje e treta e anetareve te kryesise kane pasur mendim te ndryshem nga ai qe Rama ka imponuar lidhur me bojkotin e Kuvendit, greven e urise, zgjedhjet e parakohshme, bllokimin e rrugeve e veprime te tjera radikale. Mbledhjet e Asamblese dhe te grupit kuvendor kane qene pergjithesisht formale, pa debate dhe ku ka mbizoteruar nje fryme autoritare; bile fatkeqesisht ka pasur edhe raste te skenave te papelqyeshme dhe aspak tipike per PS kur eshte shprehur mendimi ndryshe.

- Si ish minister i Jashtem, mund te na jepni nje vleresim te krizes politike ne Shqiperi; pra, sa ka ndikuar ajo ne proceset integruese te Shqiperise, perfshire ketu edhe liberalizimin e vizave?

Kriza apo ngerci politik (sepse edhe per terminologjine te dy palet ende nuk kane arritur ne nje percaktim te njejte) ka demtuar pa asnje dyshim imazhin e vendit. Publiku vendas eshte i ndare me dysh dhe mjaft i politizuar, kurse partneret nderkombetare kane qene te shqetesuar nga situata politike dhe mungesa e pjekurise se lidershipit politik per te gjetur nje zgjidhje te dale prej saj. Shqiperia eshte bere pjese e debateve te panevojshme dhe eshte stigmatizuar per bojkotin e greven e urise dhe paftesine per te gjetur nje zgjidhje konsensuale. Nga ana tjeter, pavaresisht perpjekjeve per te asistuar gjetjen e nje zgjidhjeje, komuniteti nderkombetar nuk ka nderhyre per gjetjen e zgjidhjes dhe ja ka lene ate klases politike shqiptare. Besoj se liberalizimi i vizave nuk do te preket nga kjo situate dhe shqiptaret brenda vitit do te mund te levizin lirisht ne hapesiren Shengen. Nderkohe, eshte ende e paqarte se cfare ndikimi do te kete kjo situate mbi fitimin e statusit te vendit kandidat. Nese kjo situate vazhdon, ka shume gjasa qe ky opinion te mos jete pozitiv.