Cute Kashari
Elmaz Qerreti Botues: Toena, 176 faqe, 700 lekė Njė roman me humor karakteristik buzėqeshės, por edhe me personazhe, karaktere e njerėz qė i hasim pėrditė nė jetė, qė jetojnė mes nesh, personazhe tė gjallė e jo trupėzime idesh, por personazhe me ide e mendime tė tyre, qė bisedojnė me ne, e jo nga ata qė recitojnė e bėhen mikrofona pėrēues e aktorė qė nuk flasin, por recitojnė dhe janė personazhe me historinė, jetėn e tyre tė thjeshtė qė pėrpiqen tė jetojnė e mbijetojnė, qė luftojnė orė e ēast, ditė e muaj, vite me radhė, njė jetė tė tėrė dhe bėjnė njė luftė egėrshane pėr ekzistencė. Tė gjitha kėto, autori i jep nė romanin e tij me njė gjuhė tė gjallė nėne e me njė stil tė matur.
Bulevardi i yjeve
Arlinda Guma Botues: Toena, 332 faqe, 800 lekė Njė roman i shkruar kujdesshėm, me njė gjuhė tė rrjedhshme, ku mbizotėron metafora dhe nėnteksti, ironia dhe alegoria. Njė titull intrigues, qė nuk ka tė bėjė me Yjet e Hollivudit, por me ca tė sėmurė psikikė, qė vetė veten e tyre e quajnė tė tillė. “Mbase ndonjė ditė nė oborrin e spitalit do tė gdhendin ndonjė yll, sepse vetėm yje si ne kanė tė drejtėn tė ushqehen me supė makaronash nė formė yjesh?”, thonė mes njėri-tjetrit tė sėmurėt psikikė. Jetė tė kryqėzuar, tė gjitha nė njė ēmendinė, simbolika e sė cilės i kapėrcen muret e saj fizikė, nė “njė shoqėri qė ka gati gjithmonė njė kėmishė force, pėr t’ia veshur gjithkujt qė e gjen tė ndryshėm”... Fokusimi nė mjediset, psikologjinė e njerėzve me probleme mendore, duke treguar njė kujdes tė veēantė ndaj tyre, e bėjnė autoren tė prekė njė temė jo shumė tė trajtuar nė letrat shqipe.
Pabesia e njė ambasadori nė Tiranė
Xhovani Shyti Botues: Belina H., 250 faqe Intriga, komplote, biseda sekrete tė pėrgjuara, skena dhe prapaskena, pabesi diplomatike mbi shpinė tė shqiptarėve. Tė gjitha kėto janė prezente nė librin e gazetarit Xhovani Shyti. 250 faqe, 2 pjesė, 21 kapituj rreth 20 intermexo, tė gjitha tė mbėshtetura nga 73 burime faktologjike referuese, tė pėrzgjedhura, nga autori pėr tė qenė akselerator tė tė vėrtetės sė risjellė nė vėmendje. Ngjarjet e librit janė reale. Nė qendėr tė tyre qėndrojnė bisedat e fshehta tė ish ambasadorit italian nė Tiranė, Paolo Foresti, me Tritan Shehun, ish kryetar i PD-sė, ish zv. kryeministėr dhe minister i Jashtėm, tė bėra nė ato ditė kur, sikurse thekson autori: Shqipėrisė i duhej mbi tė gjitha rivendosja e paqes sociale tė shkatėrruar pikėrisht nga keq qeverisja dhe lufta e paprinciptė pėr pushtet. Kush i pėrgjoi bisedat e tyre? Cfarė flisnin, pėr cfarė? Kush ia ngriti grackėn dhe ēfarė fshihej pas atij komploti, qė autori e cilėson si skandalin mė tė madh diplomatik midis dy vendeve?
Ia dolėm
Ulpiana Lama Botues: Saras, 226 faqe, 800 lekė E ndodhur nė qendėr tė ngjarjeve tė mėdha, atje ku konflikti nuk ngurronte tė shfaqej nė ēdo orė tė ditės, Ulpiana Lama punonte pėr njė botė tė paqtė, pėr pėrfundimin logjik tė zhvillimit: Pavarėsinė e Kosovės. Nė ndihmesė tė ēėshtjes, ajo zgjedh si mjet tė efektshėm publicistikėn letrare, me rolin e madh qė mund tė luajė nė jetėn e lexuesve, si tė Kosovės ashtu edhe tė Shqipėrisė. Me ngarkesa emocionale e ilustrime thelbėsore faktesh, pa kapėrcyer gazetaren, por me trillin tėrheqės artistik e letrar qė e pėrshkon, ajo na sjell artikuj publicistikė qė lexohen me ėndje e plot kėrshėri, ngase nė to mbizotėron toni i njė ligjėrimi tė sinqertė. Nė tėrėsinė e artikujve, qėllimi i publicistes nuk ėshtė thjesht pėrcjellja e faktit dhe dhėnia e opinionit pėr ngjarjen apo zhvillimet nė jetėn e pėrditshme. Ajo ėshtė e aftė qė tė ndikojė te lexuesi me komunikimin qė ndėrton si opinioniste me lexuesin.
Lista e dėshirave tė mia
Gregorie Delacourt Shqipėroi: Blerta Hyska Botues: Pegi, 138 faqe, 500 lekė Zhoslina jeton nė njė qytezė tė vogėl nė Francė. Ajo ka njė dyqan tė vogėl tekstilesh dhe ka rritur dy fėmijė. Kohėt e fundit ka filluar tė pyesė veten se ēfarė ndodhi me gjithė ėndrrat qė kishte kur ishte shtatėmbėdhjetė vjeēe. A mund tė kishte qenė ndryshe jeta e saj? Njė fjalė e vjetėr thotė qė lotėt mė tė hidhur janė ata qė derdhen kur plotėsohen dėshirat. Kjo i ndodh edhe Zhosė, protagonistes sė kėtij romani: "njė zemėr pa koklavitje", njė grua e zgjuar dhe e dashur qė shkon njė jetė tė paqtė, tė ushqyer me ėndrra, e cila pėr njė rreng dashamirės e hokatar tė fatit, ėshtė nė gjendje t'i realizojė tė gjitha ėndrrat e saj. Ky libėr pėrmban disa mesazhe tė thjeshta: pėr tė qenė tė lumtur, duhet tė jetojmė larg dritave tė skenės, modestisht. Ky dorėzim nuk ėshtė trishtues. Pėrkundrazi, lumturia fshihet nė skutat e vogla tė jetės.
Njė enigmė me disa tė panjohura
Rreth dosjes Bilal Xhaferi Aida Tuci Botues: Onufri, 150 faqe, 700 lekė Historia e njė incidenti i cili, prej njė ēerek shekulli pas rėnies sė komunizmit ėshtė kthyer kokėposhtė nė botime tė ndryshme, kujtime e intervista, forume letrare me prirjen pėr tė shfajėsuar njėrin e pėr t’i vėnė gishtin si fajtor tjetrit. Nė librin “Njė enigmė me disa tė panjohura. Rreth dosjes Bilal Xhaferi”, tė botimeve “Onufri”, gazetarja Aida Tuci arrin tė shpjegojė shterueshėm se ēfarė ka ndodhur atė pasdite prilli tė vitit 1968, nė Klubin e Lidhjes sė Shkrimtarėve gjatė diskutimit tė romanit “Dasma”. Nėpėrmjet dėshmive nga bashkėkohėsit, dokumenteve arkivore, si dhe njė bisede me shkrimtarin Ismail Kadare, lexuesit i zbulohen tė panjohurat e kėsaj enigme.
Murgjit bazilianė tė Italisė nė Shqipėri
Nilo Borgia Shqipėroi: Mimoza Hysa Botuese: Naimi, 376 faqe, 1500 lekė Merita e parė e veprės sė Borgia-s qėndron nė faktin se ajo pėrshkruan njė ndėr periudhat mė tė dendura tė kulturės mbarėshqiptare, e cila patjetėr duhet thelluar e studiuar mė tej, duke mbetur njė imperativ pėr historiografinė e sotme shqiptare. Merita e dytė ka tė bėjė me kontributin e jashtėzakonshėm tė njohurive qė jepen nga burimet arkivore dhe dokumentet e shumta qė botohen pėr tė parėn herė. Dokumentacioni i pėrpunuar nga misionarėt dhe nga Borgia pėrbėn njė burim tė rėndėsishėm qė i lejon historianėt dhe studiuesit tė rindėrtojnė, edhe pse me rezervat qė rrjedhin natyrshėm nga dėshmi tė tilla, dinamikėn e disa zhvillimeve nė trevat jugore tė Shqipėrisė ku mė shumė se gjetkė ėshtė ndier pesha e konflikteve etnike, sociale dhe fetare. Nėse Himara e shek. XVIII gėzon privilegjin tė jetė pėrshkruar gjatė periudhės historike tė tranzicionit tė vėshtirė kulturor dhe fetar, kjo u detyrohet misionarėve bazilianė qė punuan aty, por edhe historianit qė disa shekuj mė vonė e ringjalli veprėn e tyre tė jashtėzakonshme.
Mjegullat e Tiranės
Ismail Kadare Botues: Onufri, 310 faqe, 1000 leke Ky ėshtė romani i parė i shkrimtarit, shkruar gjatė kohės kur ishte student nė fakultetin e Gjuhė-Letėrsisė nė vitin 1957-1958. Pėr njė kohė tė gjatė, askush nuk e dinte ekzistencėn e njė romani tė panjohur tė Ismail Kadaresė. Askush nuk mund t’i ndėrhyjė njė autori lidhur me vlerėsimin e veprės sė tij prej atij vetė. Pavarėsisht nga njėfarė misteri qė ka rrethuar dhe vazhdon tė rrethojė vonesėn jashtėzakonisht tė gjatė tė publikimit tė kėsaj vepre prej vetė Kadaresė, ajo pėrbėn nė vetvete njė kureshtje tė veēantė pėr lexuesit e tij, e sidomos pėr studiuesit dhe hulumtuesit e letėrsisė. Pėr herė tė parė botohet teksti integral i romani, njė bisedė me shkrimtarin Ismail Kadare dhe komente nga studiuesja Viola Isufaj. Pėrmes kėsaj bisede me studiuesen Isufaj, shkrimtari tregon se ēfarė ėshtė ky roman, konteksti nė tė cilin u shkrua dhe arsyet se pėrse botohet tani.
Vajza e zhdukur
Gillian Flynn Pėrktheu: Taulant Hatia Botues: Bota Shqiptare, 556 faqe, 1200 lekė Njė mėngjes tė ngrohtė vere nė North Karthėxh, Misuri, Niku dhe Emi kishin pėrvjetorin e pestė tė martesės. Ishin bėrė gati dhuratat e rezervimet kur gruaja e bukur dhe e zgjuar e Nikut zhduket nga shtėpia e tyre buzė lumit Misisipi. Bashkėshorti Nik Djun as ia ka idenė pėr greminėn e thepisur ku po rrėshqet falė mendjes sė mprehtė tė gruas sė tij, por vetėm duke lexuar e kuptuar copėza nga ditari i saj, e zbulon rrezikun. Nėn trysninė nė rritje tė policisė dhe mediave - si dhe tė prindėrve krenarė tė Emit - djali i artė kalon nėpėr njė varg tė pafundmė gėnjeshtrash, mashtrimesh dhe sjelljesh tė pahijshme. Niku duket i pavendosur, i tėrhequr dhe i hidhėruarr - po a ėshtė vėrtet vrasės? Me tė motrėn, Margon, qė i rri pranė, Niku pėrsėrit qė ėshtė i pafajshėm. Por puna ėshtė, nėse nuk e ka vrarė Niku, ku ka pėrfunduar gruaja e bukur? Dhe ēfarė ka lėnė nė atė kutinė e fshehur tė dhuratės nė dollapin e dhomės sė gjumit?
Shtatzėnia ditė pas dite
Susan Magee, Kara Nakisbendi Shqipėroi: Olsiva Peēi Botues: Pegi, 290 faqe, 800 lekė E vėshtirė nuk do tė thotė se do tė pendohesh qė ke mbetur shtatzėnė. E vėshtirė nuk do tė thotė se nuk do tė bėhesh njė nėnė e shkėlqyer. Shtatzėnia ėshtė e mrekullueshme, shumė e mrekullueshme. Gjithashtu ėshtė e mbushur me gėzim, kėnaqėsi, argėtim, ēiltėrsi dhe po: ėshtė e vėshtirė. Prandaj ėshtė bėrė ky libėr: pėr tė treguar nėntė muaj mė kėshilla praktike dhe tė vėrteta tė pamohueshme. Qė nga ndryshimet e para, ndjesitė, transformimet fizike, kurioziteti pėr atė qė do tė vijė, problematikat dhe gjithēka tjetėr qė shoqėron njė shtatėzani. E cila, sidoqoftė, ėshtė njė eksperiencė unike, e vėshtirė, por shumė, shumė e bukur.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket