Personazh

Jo thjesht njė mbiemėr

Anisa Petrela, fituese e Miss Shqiperia 2014. Foto Gent Shkullaku
Pjesėmarrja nė “Miss Shqipėria” dhe kurora e mė tė bukurės. Pėrkrahja e familjes, eksperienca me 30 konkurente tė tjera, ėndrra e pėrmbushur dhe planet e reja pėr tė ardhmen. Studimet pėr fizioterapi dhe ambicja pėr tė hyrė nė botėn e ekranit
Nga Alida Cenaj
Po t’i pėrmendėsh televizionin, Anisa Petrela e ka pėrgjigjen tė shpejtė, “po!”. E dėshiron tė jetė pjesė e tij dhe vėshtirė tė ndalet pėrballė kėtij tundimi. Ama hesht pėr njė ēast kur vjen puna pėr tė treguar se ēfarė dėshiron tė jetė nė tė ardhmen brenda kutisė sė vogėl magjike. Ndoshta prezantuese nuk do tė ishte keq, diēka brenda botės sė spektaklit dhe megjithėse nuk kanė kaluar veēse dy ditė qė nga mbrėmja kur u shpall “Miss Shqipėria 2014”, tė siguron se do tė punojė pėr ta realizuar ėndrrėn e saj. Fundja me ngadalė dhe pa u nxituar ka pritur edhe kohėn pėr tė konkuruar nė spektaklin e bukurisė dhe po kaq qetėsisht edhe kurorėn. E ėndėrron qysh nė atė moshėn e hershme, kur shumė adoleshente shohin ėndrra me kurora bukurie mbi kokė dhe gjithė botėn tė shtrirė nėn kėmbėt e tyre. Por nuk ka nxituar ta regjistrojė emrin nė njė konkurs as kur i kishte 15, as 16 e as 17 vjeēe siē ndodh me tė tjera. Ka pritur kohėn dhe vendin e duhur dhe finalja e 27 qershorit nė Ulqin i vėrtetoi se bėri zgjedhjen e duhur.

19 vjeēe, studente pėr fizioterapi, me njė mbiemėr fort tė njohur nė Tiranė, Anisa Petrela ėshtė nga ato vajza qė nuk kalon kollaj pa rėnė nė sy. Njė fizik modeleje dhe i tonifikuar mirė, falė orėve qė kalon ēdo ditė nė palestėr, flokėt e gjatė pis tė zinj, sytė po aq tė errėt nėn dy vetulla ta harkuar gjatė dhe njė lėkurė zeshkane qė reflekton kujdes nė ēdo centimetėr tė saj, pa pėrmendur fustanin e bardhė tė shkurtėr prej nga dalin dy kėmbė tė gjata janė mjaftueshėm pėr tė bėrė shumė koka tė kthehen pas kudo qė vė kėmbėn: nė lagjen ku jeton, nė barin ku pi kafenė ēdo ditė (shumicėn e kohės me tė ėmėn), edhe kur takohet me shoqėrinė e aq me tepėr nė ambjentin e zgjedhur pėr setin fotografik dedikuar revistės. Do tė binte njėsoj nė sy edhe sikur tė ishte veshur vetėm me xhinse, bluzė pambuku dhe atlete me siguri. Pėr momentin mban fashėn pėrreth trupit dhe kjo shton vėmendjen, por edhe kuriozitetin. Anisa buzėqesh gati me turp pėr vėmendjen qė ndjell ama nuk pėrton tu kthejė pėrgjigje disa adoleshentėve qė presin tė festojnė mbarimin e maturės: “Po, “Miss Shqipėria 2014”. Komentet mund tė merren lehtė me mend, po aq sa shkrepjet “selfie” kaq nė modė kėto kohė. Dhe Anisa nuk lodhet. Fundja ky ėshtė vetėm shpėrmblimi i njė ėndrre tė nisur qysh kur ishte fėmijė dhe i njė gare qė nisi kėtu e tre javė tė shkuara me njė tur tė gjatė nėpėr Shqipėri, bashkė me 30 vajza tė tjera konkurente, dhe njė garė qė pėrundoi vetėm me emrin e saj si fituese. “Vazhdon tė jem ende nėn efektin e asaj mbrėmje”, thotė Anisa. “E sigurta ėshtė se nė momentin kur pėrzgjidhen dhjetė mė tė mirat, tė gjitha presin tė jenė fituese, ama tjetėr gjė ėshtė kur dėgjon tė pėrmendet emri. E prisja edhe unė sigurisht, siē edhe tė tjerat, por sėrish pavetėdijshėm, nė momentin kur u tha emri im bėra nė fillim njė hap pėrpara dhe pastaj u ktheva mbrapsht. Nuk e di pse!” E kujton si nė njė film ēastin e vet magjik dhe jo pa tė drejtė ndihet ende e dehur nga ato ēka ndodhėn mė pas: Kurora, urimet, familjarėt e shumtė qė e kishin ndjekur deri nė Ulqin, pėrqafimi i tė vėllait i ardhur enkas nga Italia vetėm pėr tė dhe pas tyre vajzat e tjera tė konkursit, fansėt qė krijoi brenda njė nate tė vetme e shumė tė tjerė tė panjohur qė gjendeshin aty. “Ėshtė njė kujtim qė do ta ruaj si njė gur tė ēmuar nė mendjen time”, shton pasi ka treguar pėr tė gjitha kėto.



Veēse, edhe rikthimi nė jetėn normale nuk ėshtė mė aq i zakontė. I ka ndryshuar rutina dhe ēdo gjė tjetėr qė deri tre javė tė shkuara ishin normale nė jetėn e saj. “Nuk po mėsohem akoma”, shton ajo. Sepse tani edhe pritshmėritė i ka tė tjera nė jetė. Anisa nuk duket tė jetė njė prej atyre vajzave qė pas njė kurore a ēmimi do tė zhduket nga qarkullimi. Pėrkundrazi. Kurora e mė tė bukurės shqiptare vetėm sa ia ka shtuar ambicjet, me pėrjashtimin e vetėm se asgjė nga kėto nuk do tė thotė se do tė heqė dorė nga planet fillestare. Thjesht do t’i bėjė tė gjitha: Edhe studimet e larta qė ka nisur prej njė viti, edhe tė drejtėn e studimeve tė dyta qė pėrfiton nė universitetin “Marin Barleti” qė e pėrfiton si “Miss Shqipėria”, por edhe televizionin dhe jetėn publike. “Si fillim, pjesėmarrja nė "Miss Shqipėria" nisi thjesht pėr tė realizuar njė nga ėndrrat e mia tė fėmijėrisė”, thotė ajo. “Duke qenė se e kam imagjinuar dhe ėndėrruar prej kohėsh, ndihem shumė e lumtur qė kjo m'u realizua. Por pa dyshim qė dua qė kėtė ėndėrr tė mos e lė me kaq, por tė ndjek mundėsitė qė do tė mė jepen”.

Dhe kėtu bėn pjesė edhe fizioterapia pėr tė cilėn po shkollohet. E ka zgjedhur vetė si profesion dhe zor se heq dorė. Ėshtė studente nė vitin e parė dhe thotė se kjo pjesėmarrje i ka kushtuar jo pak nė lidhje me shkollėn. “Sepse shkolla ka qenė arsyeja kryesore pse nuk kam marrė pjesė deri tani. Gjithmonė kisha njė impenjim qė mė pengonte, studimet, provimet. Ndėrsa sivjet m’u duk koha e duhur, sado qė pėr tė qenė kėtu sėrish i rashė nė qafė shkollės duke lėnė disa provime”. Po do t’i rikuperojė sapo tė vijė sezoni i vjeshtės. Anisa ėshtė studente e notave tė larta dhe aspak lloji i vajzės sė internetit dhe rrjeteve sociale. Nuk ka njė profil nė Facebook apo Twitter, Instagram apo tė tjera ku tė rinj dhe jo vetėm harxhojnė pjesėn mė tė madhe tė 24 orėshit, jetėn e natės e shijon me pikatore, dhe si surprizė thotė qė edhe daljet me miqtė i ka tė programuara nė fundjavė. Nuk e ka as pėr turp e as i bėn pėrshtypje qė kohėn e lirė mbasditeve e kalon shumė shpesh me tė ėmėn. Aty nė ndonjė bar afėr shtėpisė ose edhe vetėm njė xhiro sa pėr tė marrė ajėr. Pjesa tjetėr i takon shkollės. “Mamaja ėshtė mikesha ime mė e mirė dhe kjo vlen edhe pėr pjesėn tjetėr tė familjes, babai dhe dy vėllezėrit”, thotė ajo. “Ata kanė qenė mbėshtetja ime mė e madhe gjithmonė. Ka qenė kėshtu kur isha e vogėl dhe kjo nuk ka ndryshuar. Edhe pėr pjesėmarrjen time nė “Miss Shqipėria” kam gjetur pėrkrahjen e tyre, siē mallėngjimi i pėrindėrve tė mi nė momentin e kurorėzimit ishte njė emocion i papėrshkrueshėm. Mė kanė pėrkrhaur dhe kanė pranuar vendimet e mia nė ēdo hap qė kam hedhur. Nuk do tė resht kurrė sė qeni mirėnjohėse pėr ta”.

Ēka nėnkupton se prindėrit e Anisės dhe tė vėllezėrit do tė jenė aty edhe nė evente tė tjera ku ajo do tė marrė pjesė ose nė ēdo tentativė pėr tė hyrė nė botėn e televizionit. Njė dėshirė ndoshta e re nė kohė, qė prej momentit kur u shpall Miss, por jo mė pak e rėndėsishme krahasuar me dėshirat e tjera tė bukuroshes. “Dua t’i shfrytėzoj mundėsitė qė do tė mė jepen nga ky titull. Ndoshta nė kėtė moment nuk di tė jem shumė e saktė nė drejtimin qė do tė marr, por ju siguroj se nuk do tė lė tė mė humbasė asnjė rast. Televizioni ėshtė nėj fushė e bukur dhe e shoh veten nė tė, nė botėn e spektaklit sidomos”. Pėr t’i ardhur nė ndihmė kėsaj, i ka idetė e qarta edhe pėr universitetin e dytė qė ka mundėsi tė ndjekė. Pjesė e trofeve ėshtė edhe njė e drejtė studimi dhe kjo, sipas Anisės duhet tė jetė nė lidhje me shkencat sociale. I vjen pėr shtat fushės sė televizionit e mė siguri do t’i shėrbejė. “Ndėrsa fizioterapia do tė mbetet njė nga gjėrat qė sėrish dua ta bėj. E kam zgjedhur sepse mė duket njė fushė e bukur dhe me perspektivė dhe ėshtė e pamundur tė heq dorė prej kėsaj. Ndoshta duket shumė impenjim, ndoshta do tė jetė shumė e vėshtirė ose e pamundur, por unė do tė mundohem t’i bėj tė gjitha”.

Pastaj nė radhė ka edhe njė tjetėr sfidė qė e pret kėtė fundviti: Pjesėmarrja nė “Miss Globe 2014”, deri tani, nėse Petri Bozo nuk rinovon kontratėn me themeluesit e patentės, viti i fundit qė ky spektakėl do tė organizohet nė Shqipėri. “Njė tjetėr sfidė e madhe edhe kjo. Tė them tė vėrtetėn nuk e di ende se ēfarė mė pret sepse ėshtė njė eksperiencė ndryshe. Nuk e di kė do tė kem konkurente dhe si do tė shkojė, por kam kohė tė pėrgatitem edhe pėr kėtė. Mė duket sikur gjėrat po rrjedhin shumė shpejt”.

Aq sa akoma nuk ka arritur t’i kthejė gjėrat nė normalitet. Ka njė tė dashur qė e ka mbėshtetur dhe shumė plane tė tjera qė ka nisur vetėm prej dy ditėsh t’i thurrė pėr tė ardhmen e saj, por pėr tė folur konkrentisht ėshtė ende herėt. “Ajo qė di t’ju them me siguri tani ėshtė se kam kaluar njė eksperiencė tė mrekullueshme. Kam njohur 31 vjaza qė pėr mua janė 31 princesha tė bukurisė; shėtitėm vende tė mrekullueshme tė Shqipėrisė dhe Malit tė Zi; njoha njerėz tė rinj dhe tani me identifikojnė si “Miss Shqipėria”. Sado tė guximshme tė jenė ėndrrat kėto janė shumė pėr tė ndodhur tė gjitha pėrnjėherėsh. Veēse bilanci i tė gjithave ėshtė shumė i bukur”.

Ndėrkohė kamera e njė televizioni e ka ndjekur gjatė gjithė kohės. I duhet tė japė njė intervistė edhe pėr ta dhe Anisa vihet nė dispozicion duke u munduar tė fshehė ēoroditjen qė njė vėmendje e tillė e papritur shkakton. Kontrollon veten dhe atė ēfarė thotė nė intervistėn tjetėr, ndėrsa nė ēantė mban njė tjetėr gazetė ku duken fotot e mėdha tė shkrepura nė momentin final tė spektaklit dhe pyetje-pėrgjigjet e shumta. Kjo hyn tek pjesėt e vėshtira tek tė qenit miss, por me kohė edhe Anisa do tė mėsohet. Nėse deri tani ishte nėj vajzė e bukur qė binte nė sy kudo vinte kėmbėn, tani ėshtė njė emėr qė identifikohet bashkė me njė titull tė fituar. Ėshtė njė fillim i mbarė qė premton tė sjellė shumė. Dhe Anisa programon t’i marrė mė tė mirėn kėsaj mundėsie.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket