Flash Java

Dėnim Berishės

Ish kryeministri Sali Berisha pėrjashtohet dhjetė ditė nga pjesėmarrja nė Kuvend dhe seanca plenare. Arsyeja: fyeu gratė. Vendimi u mor nė seancėn e fundit plenare, ku ish kreu i qeverisė dhe i sė djathtės, po tregonte njė histori ku sipas tij, nė darkėn e shtruar nė nder tė violinistit Tedi Papavrami, kryeministri Edi Rama, kishte ofenduar dy zonja. Njėra prej tyre, bashkėshortja e ministrit Veliaj. Sipas Berishės, gratė u quajtėn “kurvė” e “prostitutė” gjatė njė sherri nga kryeministri Edi Rama dhe bashkėshorti i njėrės prej tyre nuk ka reaguar kundrejt kėtyre ofendimeve. Historia shkaktoi jo pak debate, u pėrgėnjeshtrua nga zonjat nė fjalė dhe i kushtoi Berishės pėrjashtimin me 10 ditė nga Kuvendi. Kjo ngjarje nuk kaloi pa debate, ministri Erjon Veliaj, i quajti deklaratat e Berishės ndaj bashkėshortes sė tij, Ajola Xoxa si shpifje tė ndyra dhe tė ulėta. Si dhe mohoi tėrėsisht historinė e rrėfyer nga foltorja e Kuvendit.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket