Aktualitet

Milionat e plehrave

Sa i kushton Shqipėrisė pastėrtia dhe zhveshja nga mbeturinat. Ēfarė po bėhet pėr njė mjedis tė pastėr, nga edukimi qytetar tek grupet e punės dhe projektet e rehabilitimit tė zonave turistike. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, thotė se duhen tė paktėn tre vite kohė
Nga Rozeta Rapushi
Tė pastrojmė Shqipėrinė nė njė ditė? E pamundur. Brenda njė mandati qeverisės? Synim mė objektiv. Prej kohėsh, grupe tė ndryshme tė shoqėrisė civile, shoqata por edhe ushtria, janė mobilizuar pėr njė territor sa mė tė pastėr. Ndryshimi ėshtė i dukshėm, por jo definitiv pėr ta zhveshur Shqipėrinė njė herė e mirė nga plehrat. Pėr ta realizuar njė gjė tė tillė, duhet kohė, para dhe veēanėrisht edukim qytetar. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, pohon nė njė intervistė pėr Revistėn Klan se tė gjitha institucionet pėrkatėse janė mobilizuar pėr njė Shqipėri sa mė tė pastėr. Por ndryshimi, pastrimi i njė sipėrfaqeje tė konsiderueshme e territorit do tė mund tė pastrohet nė njė afat kohor 3 vjeēar. Sigurisht, periudha kohore do tė ishte mė e shpejtė nėse shqiptarėt do tė ndėrgjegjėsohen, do tė zbatojnė ligjet dhe nuk do tė ndotin pa teklif ambientin.

Kostoja e pastėrtisė ėshtė e lartė. Shumė e lartė madje, nėse nė tė pėrfshijmė edhe pastrimin e tė ashtuquajturave hot-spote mjedisore. Nė shifra konkrete, ministri Koka, pohon se vetėm kostoja e menaxhimit tė integruar tė mbetjeve, qė nėnkupton dhe pėrmbushjen e standardeve mjedisore dhe pastrimin e plotė tė mjedisit, ėshtė pėrllogaritur nė vlerėn 150-200 milionė euro. Ndėrkohė qė rehabilitimi i hot-spoteve mjedisore, kanė njė vlerė rreth 350-500 milionė euro. Vlera totale e pastrimit tė Shqipėrisė: Shumė e lartė. Nė kėto kushte, ministri flet me kėmbė nė tokė, do tė duhen vite dhe pėr ta pastruar po njėkohėsisht dhe pėr ta mbrojtur me qėllim mos dėmtimin dhe ndotjen e mjedisit. Pėr kėtė, puna ka nisur nė disa fronte, duke kėmbėngulur tek edukimi qytetar, ku bashkė me Ministrinė e Arsimit dhe Sporteve, po punohet pėr tu hartuar dhe integruar nė shkollė njė program tė edukimit mjedisor, ku qė nė filizė tė edukohet ambienti i pastėr.

Ministri flet edhe pėr punėn e qeverisė nė kėto nėntė muaj dhe aleancėn pėr Shqipėrinė Europiane PS-LSI.



-Zoti Koka, sapo ka nisur sezoni turistik dhe premtimet e qeverisė pėr njė verė ndryshe me mė shumė rregull, pastėrti dhe siguri janė tė shumta. Duke u fokusuar tek ju, cilat janė masat qė po merr ministria juaj pėr njė mjedis sa mė tė pastėr dhe sezon turistik ndryshe?

Nisur nga rėndėsia qė ka pėr vendin sektori i turizmit, qeveria shqiptare ka ngritur tashmė njė Task-Forcė e cila bashkon tė gjithė institucionet dhe ngarkon ato me pėrgjegjėsi pėr zbatimin e disa masave pėr tė pėrmirėsuar shėrbimet dhe mjedisin nė zonat bregdetare dhe turistike. Ministria e Mjedisit ėshtė pjesė e kėtij grupi dhe nėpėrmjet strukturave tė kontrollit mjedisor po pėrqendrohet nė evidentimin e problematikės dhe nė marrjen e masave pėr pėrmirėsimin e situatės pėrsa i pėrket menaxhimit tė mbetjeve, ujėrave tė ndotura, si dhe zhurmave.

Ditėt e fundit, Inspektoriati i Mjedisit ka gjobitur 155 subjekte nė Tiranė dhe shumė leje mjedisore janė nė proces revokimi. Inspektoriati do marrė masat nė tė gjithė zonat turistike qė ndotja akustike tė mos shqetėsojė turistėt dhe pushuesit.

Po ashtu ministria ka ndėrmarrė njė sėrė masash pėr rritjen e sipėrfaqeve tė gjelbra nė zonat turistike. Ky ėshtė njė prioritet i yni dhe mendoj se ky sezon do tė jetė i njė cilėsie dhe njė standardi mė tė lartė se ēdo vit tjetėr.

- Plehrat janė kthyer nė gangrenėn e kėtij vendi, sado qė pastrohen ato rikthehen shumė shpejt nė sasi tė mėdha. A nuk mendoni se ka nevojė pėr edukim qytetar dhe ndėshkim, masa konkrete tė atyre qė dėmtojnė mjedisin qoftė edhe duke hedhur diēka nė tokė? Sipas jush si mund tė zgjidhet ky problem i madh?

Sigurisht, pėrgjegjėsia pėr njė mjedis tė pastėr nuk bie nė mėnyrė absolute mbi Ministrinė e Mjedisit, pasi ky ėshtė njė proces kompleks, bashkėveprues dhe bashkėpunues me shumė institucione tė tjera tė linjės dhe tė varėsisė.

Ndaj, pėr zgjidhjen e kėtij problemi ėshtė punuar pėr forcimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit ndėrmjet Ministrisė sė Mjedisit dhe Njėsive tė Qeverisjes Vendore, INUK dhe Inspektoriatit Shtetėror tė Mjedisit, Pyjeve dhe Ujėrave. Ajo qė vlen pėr t’u theksuar, ėshtė edhe puna e vazhdueshme qė Ministria e Mjedisit po bėn drejt rritjes sė ndėrgjegjėsimit tek publiku.

Edukimi qytetar ėshtė i rėndėsishėm dhe i domosdoshėm dhe pėr kėtė Ministria e Mjedisit nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe Sporteve, po punon pėr tė hartuar dhe integruar nė shkollė njė program tė edukimit mjedisor. Po ashtu Ministria e Mjedisit, e sheh me pėrparėsi dhe zbatimin e projekteve pėr edukimin qytetar. Deri tani janė zbatuar disa tė tillė dhe natyrisht edhe nė tė ardhmen do tė konsiderohet si prioritet i politikave tė ministrisė nė fushėn e mjedisit.

- Sa vite dhe kosto financiare do tė duhen sipas jush qė Shqipėria tė jetė mė nė fund njė vend tėrėsisht i pastėr?

Kostoja e menaxhimit tė integruar tė mbetjeve qė nėnkupton dhe pėrmbushjen e standardeve mjedisore dhe pastrimin e plotė tė mjedisit, ėshtė pėrllogaritur nė vlerėn 150-200 milionė euro dhe parashikuar nė strategjinė dhe Planin Kombėtar tė Mbetjeve. Nėse nė kėtė kuadėr do tė merrnim nė konsideratė dhe rehabilitimin e hot-spoteve mjedisore tė cilat kanė njė vlerė rreth 350-500 milionė euro atėherė kostoja e plotė e pastrimit tė Shqipėrisė ėshtė vėrtetė e lartė. Gjithsesi kėto nuk arrihen nė njė ditė. Do tė duhen vite dhe pėr ta pastruar po njėkohėsisht dhe pėr ta mbrojtur me qėllim mos dėmtimin dhe ndotjen e mjedisit.

Nga ana tjetėr, Ministria e Mjedisit i jep rėndėsi edhe parandalimit tė ndotjes sepse nė kėtė mėnyrė shmangen kostot e larta tė pastrimit. Pėr kėtė arsye janė marrė njė sėrė masash pėr uljen e nivelit tė ndotjes dhe dėmet ndaj mjedisit.

Pėrsa i pėrket periudhės kohore tė nevojshme pėr njė vend tėrėsisht tė pastėr kjo ėshtė njė ēėshtje qė varet nga disa faktorė. Megjithatė aktualisht po mendojmė tė bėjmė pastrimin e njė sipėrfaqeje tė konsiderueshme pėr njė afat kohor 3 vjeēar. Ky objektiv arrihet mė shpejt nėse do tė kemi njė ndėrgjegjėsim mė tė lartė tė qytetarėve dhe shoqėrisė civile dhe njė zbatim rigoroz tė legjislacionit nė fuqi nga Njėsitė e Qeverisjes Vendore. Shfrytėzoj kėtė rast t’i kujtoj qytetarėve qė mjedisi ėshtė njė pasuri e pėrbashkėt ndaj sė bashku duhet tė tregojmė njė pėrkujdesje sa mė tė madhe pėr tė.

- Pak ditė mė parė nisėt projektin pėr rehabilitimin e Parkut tė Lurės. Konkretisht ēfarė synon ky projekt dhe kur pėrfundon faza rehabilituese?

Projekti i Lurės konsiston nė dy faza. Faza e parė ka tė bėjė me pėrmirėsimin e infrastrukturės hyrėse nė Park ku do tė shtrohet me ēakull rreth 20 km rrugė, do tė realizohet vendosja e sinjalistikės orientuese nė Park dhe sidomos tabelat e informacionit pranė liqeneve pėr vizitorėt, pastrimi i liqeneve dhe rrethimi i Liqenit tė Luleve me gardh druri.

Faza e dytė pėrfshin mbjelljen e 2 milionė fidanėve, e gjitha kjo, pėr t’i kthyer Lurės, bukurinė e saj tė dikurshme. Ne do i rikthejmė Lurės bukurinė e saj tė dikurshme. Projekti i rehabilitimit tė Parkut Kombėtar tė Lurės, ėshtė njė paketė financiare nga buxheti i Ministrisė sė Mjedisit, i cili ka nė qendėr tė vėmendjes rehabilitimin e infrastrukturės sė Parqeve Kombėtare nė shkallė vendi. Synimi i rehabilitimit tė Parqeve Kombėtare, ėshtė qė tė rikthejė peizazhin natyror, tė krijojė mundėsi pėr tėrheqjen e vizitorėve, dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, tė krijojė mundėsi tė punėsimit dhe tė rritjes sė mirėqenies nė zonat rurale, jo duke shkatėrruar pyjet, por duke u kujdesur pėr to. Theksoj se nuk ėshtė vetėm Parku Kombėtar i Lurės i pėrfshirė nė kėtė paketė investimesh, por edhe disa parqe tė tjera tė cilėt kanė pėrfituar investime tė tilla pėr kėtė vit.

- A do tė ketė projekte tė tjera tė tilla?

Po, projekte tė tjera tė cilat do tė inaugurohen nė javėt nė vazhdim janė nė Parkun Kombėtar “Divjakė-Karavasta”, ku pėrfshihet pastrimi i mjedisit natyror tė Parkut dhe vendosja e koshave pėr hedhjen e mbeturinave, hapje dhe mirėmbajtje shtigjeve dhe e rrugėve kundėr zjarrit, mbarėvajtjen dhe riparimin e rrethimit ekzistues, krijimin e infrastrukturės pėr pritjen e vizitorėve, vendosja e tabelave, stolave, tavolinave, ura druri, kulla vrojtimi, etj. Do tė fillojmė edhe rehabilitimin e Parkut Kombėtar “Mali i Dajtit – Bovilla”, qė pėrfshin pyllėzim me llojet e pishave mesdhetare, nė njė sipėrfaqe prej 25 hektarėsh. Rehabilitime do tė bėhen edhe nė Rezervatin Natyror tė Menaxhuar “Kune-Vain-Tale”, nė Peizazhin e Mbrojtur “Lumi i Bunės-Velipojė”, dhe shumė projekte tė tjera inaugurimet e tė cilave do pėrcillen tek qytetarėt nėpėrmjet mediave nė javėt nė vazhdim.

- Keni shpallur moratorium pėr gjuetinė, a ėshtė zbatuar ai dhe nė dijeninė tuaj a ka pasur ndėshkime nė rastet kur ky moratorium ėshtė shkelur nga qytetarėt?

Moratoriumi 2 vjeēar i gjuetisė ishte njė masė radikale, por e domosdoshme qė ėshtė pritur mirė jo vetėm nga qytetarėt shqiptarė, por edhe nga vetė gjuetarėt. Ky moratorium, qė me hyrjen e tij nė fuqi ka bėrė qė gjuetarėt e huaj tė mos vijnė mė nė Shqipėri dhe tė vrasin kafshė dhe shpendė tė egėr. Moratoriumi ėshtė mirėpritur edhe nga banorėt e zonave ku ushtrohej gjuetia, tė cilėt, tė ndėrgjegjėsuar pėr shfarosjen e faunės sė egėr raportojnė menjėherė policinė nėse dėgjojnė tė shtėna me ēifte apo vėrejnė ndonjė individ qė tenton tė kryejė gjueti tė paligjshme.

Ndėrkohė, Inspektoriati Shtetėror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujėrave ka hartuar plane masash nė nivel rajonesh duke adresuar problematikat specifike pėr ēdo rreth nė bashkėpunim e bashkėrendim me strukturat e Policisė sė Shtetit. Deri tani janė bllokuar e konfiskuar shumė armė nga gjahtarėt dhe janė vendosur shumė gjoba me vlerė 450.000 lekė. Ne jemi tė vendosur tė marrim tė gjitha masat e nevojshme nė mėnyrė qė moratoriumi tė zbatohet me pėrpikmėri dhe fauna e egėr tė marrė kohėn e saj pėr t’u rigjeneruar.

- Qeveria e majtė mbush nėntė muaj nė pushtet, si e vlerėsoni ju performancėn e kėtyre muajve tė parė nė pushtet? A mund tė quhet tėrėsisht njė rilindje, apo pėr kėtė duhet ende edhe pak kohė?

Vlerėsimin mė tė mirė ndaj performancės sė qeverisė e japin vetė qytetarėt, tė cilėt nė kėto nėntė muaj kanė parė njė punė me ritme tejet tė shpejta, aq sa mund tė thuhet se brenda kėtyre muajve ėshtė bėrė njė punė qė nė tė kaluarėn duheshin vite. Gjithashtu, rekomandimi i Kėshillit tė Europės pa kushte pėr marrjen e statusit kandidat pėr nė Bashkimin Europian, ėshtė njė vlerėsim i paanshėm dhe i drejtė ndaj punės qė ka bėrė qeveria shqiptare brenda pak muajve.

E gjetėm vendin me shumė problemeve financiare dhe institucionale, ndaj e nisėm punėn tonė duke parė drejt sė ardhmes dhe jo sė shkuarės, ndaj nė sajė tė kėsaj pune tė madhe dhe filozofie tė re tani shqiptarėt janė mė pranė Europės se sa kurrė.

- Si do ta vlerėsonit ju bashkėqeverisjen PS-LSI?

Ne jemi koalicioni pėr "Shqipėrinė Europiane", dhe janė vlerat europiane ato qė na bashkojnė nė kėtė bashkėqeverisje dhe rrugėtim drejt Brukselit pėr tė gjithė shqiptarėt. Shtysa pėr ta ēuar vendin pėrpara, ėshtė njė faktor bashkimi dhe uniteti ndaj bashkėqeverisja PS-LSI funksionon si njė ekip i vetėm me qėllime tė qarta pėr integrimin e vendit dhe me njė impenjim maksimal ndaj tė gjithė shqiptarėve nė mėnyrė qė tė pėrmirėsojmė standardin e jetesės sė bashkėqytetarėve tanė.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket