Aktualitet

PD “e rindėrtuar”

Ēfarė po ndodh me zgjedhjet nė Partinė Demokratike. A do tė mund tė pėrfundojė ky proces pas njė viti nga dalja nė opozitė, apo pakėnaqėsitė dhe problemet e brendshme do t’i kushtojnė njė pafundėsi
Nga Rozeta Rapushi
Ora e gjykimit erdhi. Partia Demokratike, duket se nuk ka mė asnjė motiv, arsye apo kauzė tė fortė pėr tė shtyrė mė tej zgjedhjet brenda saj, reformimin dhe analizėn e shumėpritur tė humbjes sė madhe qė kėtė muaj mbush plot njė vit. Pas kauzave tė mėdha qė sfumuan dhe penguan me apo pa dėshirė zgjedhjet e demokratėve, si ajo e korrupsionit qeverisės, drogės qė ka kapur shtetin, shkarkimet e padrejta nga puna, vendimet antikushtetuese tė qeverisė, etj argumente si kėto, PD rikthehet aty ku e la njė vit mė parė: Domosdoshmėria e ringritjes sė partisė mė tė madhe opozitare nėpėrmjet reformimit. Por a do tė jetė i plotė? Kėtė herė duket se drejtuesit e kėsaj force politike minimalisht anėn proceduriale e kanė seriozisht. Do t’i shkojnė deri nė fund, pavarėsisht kostove. Tė paktėn kjo lihet tė kuptohet nga angazhimet mė tė fundit tė vetė kryetarit Lulzim Basha nė bazėn e partisė nė rrethe por edhe vetė strukturave tė partisė tė mobilizuara kėtė herė “prej vėrteti” pėr pėrfundimin njėherė e mirė tė kėtij procesi. Megjithatė, rezultati ėshtė ende larg. Me ritmet e deritanishme, ndoshta nė shtator do tė shohim njė fytyrė krejtėsisht apo pjesėrisht tė re tė Partisė Demokratike nė tėrėsinė e saj, njė kryesi tė re, drejtues tė rinj dhe struktura qė do tė mbajnė mbi supe peshėn e opozitarizmit deri nė sprovėn e madhe tė zgjedhjeve lokale 2015.



Situata

Tė gjithė nė PD janė tė vetėdijshėm se ēfarė duhet tė ndodhė. Kjo forcė politike, me gjithė tė papriturat dhe surprizat qė u solli dalja nė opozitė dhe pėrballja me qeverinė e re, duhet tė mbyllė ciklin e zgjedhjes sė forumeve tė larta tė partisė. Veprim qė tashmė duhet tė kishte pėrfunduar, por pėrplasjet dhe pakėnaqėsitė brenda radhėve tė saj, mė shumė se sa angazhimi i fortė politik si opozitė, nuk kanė lejuar qė ky proces tė ecė nė rrjedhėn normale tė tij. Pas shkundjes nga elektorati 23 qershorin e vitit tė kaluar, tėrėsisht tė reja duhet tė jenė forumet kyēe tė kėsaj partie, kryesia, nėnkryetarėt e partisė si dhe sekretarėt dhe tė gjithė krerėt e degėve tė partisė nė rrethe. Njė ndryshim i tillė gjeneral, qėllimisht ėshtė shmangur nė mėnyrė qė kjo parti pas njė humbjeje tė madhe tė mos shfaqė njė tjetėr anė tė errėt tė saj, tė kuptueshme nė tė tilla kushte ku ndodhet: pėrplasjet pėr lėvizjen e karrigeve, rifreskimin e partisė qė pas ndryshimit tė liderit politik, do tė sillte detyrimisht largimin e “xhaketave tė vjetra” dhe njė imazh dhe frymėmarrje tė re qė nė mė tė mirėn e mundshme duhet tė jetė e pa konsumuar. Problemet me ndryshimet nė PD janė tė hershme. Zanafilla e tyre pėrkon me rregullat e reja qė vendosi kreu Basha dhe pasuan nė mbledhjet e grup-seksioneve nė rrethe ku rebelėt nuk munguan dhe kulmuan me direktivat qė nė njė farė mėnyre tentuan tė pastrojnė radhėt e bazės sė partisė nga emra tė njollosur, tė konsumuar dhe tė papėlqyeshėm mė nga elektorati i gjerė.

Sipas premtimeve tė shumta tė bėra nga selia blu, tashmė ēdo gjė duhet tė ishte mbyllur. Madje tre herė, do tė ishte mbledhur Kuvendi Kombėtar Zgjedhor, po ja qė prepotenca dhe antiligjshmėria e qeverisė sė re ėshtė kaq e madhe, saqė zgjedhje tė tilla tė rėndėsishme pėr njė parti qė pėsoi njė disfatė tė madhe nė zgjedhjet e fundit parlamentare, mund tė shtyheshin nė njė kohė mė tė vonė. Sot, vetė kreu demokrat, Lulzim Basha, premton se i gjithė cikli reformues do tė kryhet, pavarėsisht dramės sė madhe qeverisėse. Sėrish nxitim ishte deklarata se zgjedhjet do tė pėrfundonin nė qershor, por nė kuadėr tė zvarritjeve afatgjata, sukses do tė ishte qė procesi tė pėrfundonte nė fillim tė vjeshtės. Pikėrisht kur nis edhe sesioni i ri parlamentar. Afat kohor ky qė po trumbetohet gjithnjė e mė shumė nga tė ngarkuarit me punė tė PD-sė nė rrethe.



Gara e ashpėr

Ashtu siē pritej, nisja dhe zhvillimi i zgjedhjeve brenda PD-sė, nisi ashpėr. Nė disa raste dhe zona edhe mė shumė seē duhet. Por kulmin e debateve brenda radhėve do ta shėnonin degėt e partisė nė Korēė, Fier, Shkodėr, Durrės, Vlorė, Berat apo Tepelenė. Nė Korēė, beteja pėr kreun e degės sė partisė zhvillohet mes figurave qė kanė zėnė prej kohėsh vend nė parti dhe qeverisjen e saj, si Ridvan Bode dhe emra tė tjerė tė njohur nė radhėt e demokratėve si Gjergji Papa dhe Andrea Mano. Bode, njė emėr me shumė kredenciale nė PD-nė e Korēės, ka jo pak mbėshtetje nga anėtarėsia e zonės. Ndonėse fuqia e tij mund tė cilėsohet e lėkundur qė pas humbjes sė madhe nė zgjedhjet parlamentare dhe veēanėrisht pas largimit tė liderit historik Sali Berisha nga drejtimi i partisė. Favorit, duket se ėshtė edhe Andrea Mano, demokrati qė prej disa kohėsh ka mbajtur detyrėn e prefektit tė qytetit si dhe njė tjetėr kandidat, Gjergji Grabocka, i cili ka nisur fushatėn pėr mbėshtetjen nė drejtimin e kėsaj dege nga 430 delegatė qė numėrohen deri mė sot nė kėtė qytet.

Mė e ashpėr, konsiderohet gara nė PD-nė e Durrėsit, ku pėrfliten se katėr janė emrat e kandidatėve qė kanė edhe mė shumė mbėshtetje nga delegatėt e kėsaj dege. Ardian Muka, Doklead Ademi, Dritan Burgija dhe Osman Stafa, janė disa nga emrat mė tė pėrmendur nga delegatėt e zgjedhur nė PD e Durrėsit. Dhe pėr disa prej tyre mbėshtetja nga deputetėt dmokratė nuk ėshtė kursyer. Igli Cara dhe Oerd Bylykbashi kanė shprehur hapur mbėshtetjen e tyre pėr Burgijėn. Deklaratė kjo qė thuhet se shkaktoi edhe krisjen e parė mes Bylykbashit dhe kreut demokrat Basha i cili mohon se gara duhet tė ketė preferenca dhe ndaj njė mbėshtetje e tillė nuk i ka pėlqyer aspak.

Kryengritje ka pasur edhe nė PD-nė e Matit, ku kryetari aktual i kėsaj partie, njėherėsh edhe deputet, Bedri Hoxha, ėshtė akuzuar se po mban anė gjatė kėtij procesi zgjedhor, duke favorizuar kandidatė tė caktuar, si Alfred Ahmetceni. Ndėrkohė qė lista e kandidatėve pėr kėtė degė ėshtė e gjatė me Gazmend Likėn, Demir Ēupi apo Basir Ēupa. Mosmarrėveshjet, ēuan edhe nė njė pėrplasje sipas mediave mes deputetit Hoxha dhe kandidatit Demir Ēupi, pasi deputeti ka pretenduar se ėshtė fyer nga djali i kandidatit dhe madje pėr kėtė bėri edhe kallėzim nė polici.

E vetmja situatė optimiste nė kėtė valė pėrplasjesh, duket se ėshtė rritja apo siē quhet rėndom nga demokratėt, tejkalimi i numrit ekzistues tė anėtarėve tė partisė. Kjo falė rritjes sė anėtarėsimit tė tė rinjve, gjithnjė referuar deklaratave tė bėra nga ish deputetėt demokratė tė angazhuar nė procesin zgjedhor.



Incidenti

Ndodh qė akuzat e shumta qė i drejton kundėrshtarit, tė tė bien edhe vetė nė kokė. Njė rast i tillė, i ndodhi kreut demokrat, Lulzim Basha sė fundmi gjatė procesit tė zgjedhjeve nė parti. Nė kulmin e deklaratave tė selisė blu, pėr pėrfshirjen e njerėzve tė inkriminuar, me precedentė penalė nė qeveri dhe zyrat e shtetit, njė individ i tillė rezultoi se figuronte nė listat e PD-sė pėr kreun e degės nė Tepelenė. Bėhet fjalė pėr Petrit Abedinin, i cili mė parė ka qenė kryetari i Kėshillit Bashkiak tė qytetit tė Tepelenės, i zgjedhur sė fundmi nė krye tė degės sė PD-sė nė Tepelenė. Sipas lajmeve qė qarkulluan menjėherė nė tė gjithė median, rezulton se mė 18 gusht tė vitit 2009, Abedini u arrestua nga policia kufitare e Kakavijės, pasi po tentonte tė trafikonte 50 kilogramė lėndė narkotike tė tipit marijuhanė nė drejtim tė Greqisė. Menjėherė pas kėtij lajmi, Basha anuloi zgjedhjen e Abedinit nė krye tė degės sė PD-sė nė qytetin e Tepelenės, tė cilat u monitoruan nga i deleguari i Bashės nė ristrukturimin e PD-sė nė Tepelenės, Edvin Kulluri. Abedini rezultoi kandidat i vetėm nė momentin final tė zgjedhjes, pasi dy konkurrentėt e tij nė kėtė garė, u tėrhoqėn tė pakėnaqur se kriteret e pėrfaqėsimit janė shkelur me tė dyja kėmbėt dhe procesi ėshtė i papranueshėm.



Mesazhi

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, ka preferuar tė mos bėjė deklarata tė gjata mbi procesin e zgjedhjes sė krerėve tė PD-sė nė rrethe, por disa gjėra i ka bėrė tė qarta: ēdo kandidat duhet tė plotėsojė disa kritere pėr tė drejtuar strukturat e partisė mė tė madhe nė opozitė. Me gjithė pakėnaqėsitė dhe mėritė qė vlojnė nga poshtė, publikisht Basha ėshtė shprehur se drejtuesit e mirė nuk e kanė tė shkruar nė ballė. Ata janė apo bėhen tė tillė nė raport me alternativėn politike tė lirisė dhe demokracisė qė ka PD, nė raport me pėrkushtimin e tyre ndaj vlerave tė zhvillimit, tė nismės sė lirė dhe sundimit tė ligjit. E rėndėsishme pėr tė, ėshtė qė tė zgjedhurit e rinj, nga niveli mė i ulėt tek ai mė i lartė nė parti, duhet tė mos zhgėnjejnė elektoratin e thjeshtė. Duke lėnė tė kuptohet kėshtu, se deri mė sot, kjo ka qenė njė nga pikat e dobėta tė kėsaj force politike qė u reflektua edhe nė votėn masive kundėr nė 23 qershor. Mesazhin, Basha e ka dhėnė pėr tė 27 degėt e PD-sė, qė pritet tė kenė brenda mesit tė muajit tė ardhshėm krerėt e tyre tė rinj, mes tė cilėve nė garė janė shtatė ish deputetė tė kėsaj force politike. Nė kėtė proces, kreu demokrat po i mėshon gjithnjė e mė shumė faktit qė krerėt e degėve, nuk duhet tė jenė tė konsumuar politikisht dhe se tė vjetrit duhet t’i hapin rrugė tė rinjve nė kėtė proces tė rėndėsishėm reformimi. “Me zgjedhjet nė seksione, nė bazė tė statutit dhe udhėzimit tė lėshuar, partia ka pėrjetuar nė themelin e saj pėrtėritjen dhe qarkullimin e nevojshėm tė njė numri tė madh tė zgjedhurish, duke sjellė nė krye tė seksioneve forca tė reja, energji tė reja, frymėzime tė reja, synime tė reja, pa tė cilat njė parti politike nuk ka jetė, nuk ka tė ardhme”, theksoi ai. Praktikisht, ky ėshtė njė paralajmėrim i qartė pėr tė gjithė demokratėt, ish drejtues tė rėndėsishėm politik nė kohėn kur nė krye tė PD-sė ishte Berisha, se nuk do tė jenė mė pjesė e strukturave drejtuese tė kėsaj force politike. “Sidomos nė kohėn kur partia humbet zgjedhjet, siē i kemi humbur ne, kur kalon nė opozitė siē kemi kaluar ne, kur fillon tė pėrgatisė nisjen e re, siē po bėjmė ne”.



Fundi i shumėpritur

Nėse zgjedhjet nė selinė blu do tė ecin me njė ritėm tė tillė, nuk do tė jetė mė e largėt dita kur kjo forcė politike tė ndryshojė imazhin e drejtimit tė saj. Me njė proces zgjedhor qė pritet tė ketė tė paktėn brenda muajit tė ardhshėm tė gjithė krerėt e rinj tė degėve tė saj dhe mė pas strukturat e larta, Partia Demokratike mund tė shfaqet e rinovuar (me shpresė jo e stukuar) nė shtatorin e kėtij viti. Pėr tė arritur nė njė pamje tė re, qė domosdoshmėrish duhet tė shoqėrohet edhe me njė analizė tė detajuar humbjeje dhe njė listė tė gjatė pėrgjegjėsish dhe nxjerrje mėsimesh, gara duhet tė pėrfaqėsojė atė ēka vetė PD ka si simbolikė tė emrit dhe funksionit tė saj, lirinė dhe demokracinė. E rėndėsishme ėshtė qė kėtė proces, qė duket se mė nė fund ka hyrė nė brazda, tė mos ta ndėrpresė mė asgjė, as debatet e brendshme tė partisė, as lufta pėr karrige nė kėtė forcė politike dhe aq mė pak ndonjė e pabėrė e qeverisė sė re.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket