Ballkan

Deputetė tė rinj, urdhra tė vjetra

Kosova nuk do tė ketė vetėm qeveri por edhe njė parlament me pėrbėrje tė re qė do tė ndryshojė shumėēka. Kėshtu, PDK do tė ketė 10 fytyra tė reja por jashtė parlamentit kanė ngelur personazhe tė rėndėsishme; po kėshtu partitė e tjera. Nuk lėvizin vetėm liderėt qė kandiduan pėr kryeministėr dhe dėshtuan
Nga Agim Popoci
Mė 8 Qershor nė Kosovė fitoi demokracia, por jo edhe produkti i saj. Liderėt e tė gjitha partive politike qė kaluan pragun elektoral, e qė ishin nė garė pėr kryeministėr tė Kosovės, ishin tė vetmit qė konfirmuan mbėshtetjen e tyre nė elektorat. Pėrkundėr dėshtimit me programin dhe partitė e tyre qė futėn vendin nė kolaps, pėr ēudi, Hashim Thaēi ėshtė mė i votuari nė PDK, ashtu si edhe rivali i tij mė i madh nga Lidhja Demokratike e Kosovės, Isa Mustafa. Lideri i Vetvendosjes vazhdon tė jetė personi mė i votuar, edhe pse nga 16 deputetėt e kėsaj lėvizjeje qė kaluan, 10 ishin tė rinj dhe shumica nga FER-i. Goditje tė madhe ka pėsuar AAK, ku shefi i grupit parlamentar dhe njeriu mė racional nė jetėn parlamentare, Ardian Gjini nuk kalon. Nėse kėsaj i shtojmė edhe pėsimin e Burim Ramadanit ose edhe njeriut mė parimor nė parti, Ahmet Isufi, atėherė demokracia nė kėtė rast na jep njė tabllo tė pėrēudnuar.

Ata qė nuk pėlqyen drejtimin e partisė sė tyre dhe nė kėto zgjedhje ndėrruan strehėn politike, pėrveēse u etiketuan si dezertorė, nė shumicėn e rasteve dėshtuan. Kėshtu, Hidajet Hyseni dhe Lumnije Morina braktisėn PDK-nė dhe iu bashkuan lėvizjes Vetvendosje, por aty humbėn me sukses. E njėjta gjė ndodhi edhe me fytyrat e njohura tė AAK-sė, Bajram Kosumi dhe Naim Maloku, tė cilėt as nėn siglėn e AKR-sė nuk bėnė hajėr. Hajėr nė kėtė parti nuk bėri as Dardan Gashi, i cili si ministėr i Mjedisit kishte kaluar nga lista “Ibrahim Rugova”. E Muhamet Shabani qė kishte “bėrė namin” nė AAK, dėshtoi me sukses nė PDK.

Dhe tė vetmit “dezertorė” kryelartė ngelen Alma Lama, Ramiz Kelmendi dhe Muhamet Mustafa qė vazhdojnė jetėn e tyre parlamentare, nė njė Parlament ku tashmė janė 40 deputetė tė rinj.



40 deputetė tė rinj

Pėrkundėr faktit se nė hartimin e listave pėr deputetė, nga tė gjitha partitė trumbetohet se kanė funksionuar strukturat partiake, roli i liderit ishte i padiskutueshėm. Nėse nuk do tė merret pėr bazė numri i votave tė fituara tė liderėve, por analiza e kandidatėve qė kaluan garėn elektorale, rifreskimi i parlamentit me 40 deputetė, pėrveē se ėshtė ogur i mirė dėshmon se sa tė gabueshėm janė kėta liderė kur zgjedhin ose pėrzgjedhin diēka. Sipas numrit tė dėshtimeve nga lista e deputetėve tė propozuar, padyshim se lideri i AAK-sė kryeson me 99 kandidatė pėr deputetė qė ngelin jashtė parlamentit. Por, nėse si kriter bazė merret cilėsia ose kreditet e kandidatėve, atėherė gjėrat ndryshojnė.

Hashim Thaēi vėrtet ėshtė lideri mė i votuar nė PDK dhe Kosovė, por nga lista e kėsaj partie pėrveē se kanė dėshtuar 74 kandidatė pėr deputetė dhe kanė kaluar vetėm 36, nė kėshtjellėn e ligjeve nuk do tė futen tre deputetė tė pėrbėrjes sė fundit qeveritare: Bajram Rexhepi, Blerand Stavileci dhe Fehmi Mujota. Dhe jo vetėm kaq! Tė gjithė deputetėt dhe aktivistėt mė tė denjė tė PDK-sė tė ikur tek NISMA janė fitues ose deputetė tė kėsaj lėvizjeje, qė dhunshėm u krijua pėr shkak tė sjelljes sė liderit, i cili arriti tė fusė edhe 10 deputetė tė rinj.

Isa Mustafa ka njė hall mė specifik! Edhe pse ruajti xhaketėn e vjetėr tė LDK-sė, qė tashmė ishte grisur dukshėm, u fut nė dasėm me njė listė tė pėrēudnuar e cila nuk kishte se si tė pėrfundonte ndryshe. Isa vėrtet kryeson listėn si mė i votuari nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės, por pėrveē dėshtimit tė partisė sė tij, 80 kandidatėve nga lista prej 110 aktivistėve mė tė denjė tė partisė, ai pėson humbje me tre personalitetet mė tė rėndėsishme tė LDK-sė dhe qė vijnė nga zona e Llapit: Sabri Hamiti, Skėnder Hyseni e Hashim Deshishku janė humbėsit mė tė mėdhenj tė partisė sė Rugovės, e Hamiti qė nė vitin 2010 kishte plot 33 mijė vota, sot bėhet deputet me vetėm 9 mijė. Ndėrkohė Skėnder Hyseni qė pėrqafoi idenė e Isa Mustafės, sot ėshtė jashtė parlamentit me vetėm 4 mijė vota edhe pse nė vitin 2010 kishte 10 mijė. Shkaku i kėtij rezultati padyshim se ėshtė shkelja me tė dyja kėmbėt e “rugovizmit”, ndėrkohė do tė reflektohet tek ata qė mė shumė e kanė pėr zemėr dhe e shprehin atė. Kėshtu kemi rastin e Vjosa Osmanit qė mori 30 mijė vota ashtu si e bija e Dr.Rugovės, Teuta e cila edhe pse pėr herė tė parė futet nė njė garė tė tillė, arrin tė marrė plot 28 mijė vota. E ata qė nuk i pėrmend njeri dhe kanė futur kokėn edhe nė kėtė pėrbėrje parlamentare si, Ali Sadria, Sadri Ferati, Ismet Beqiri, Anton Quni e Adem Salihaj, personazhe qė duhen analizuar pėr tė vetmin fakt se i qėndruan besnik rugovizmit.

Dhe nė fund fare ėshtė AAK! Mungesa e Ardian Gjinit, Burim Ramadanit dhe Ahmet Isufit nė parlament do tė jetė njė humbje e madhe jo vetėm pėr Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės por edhe parlamentarizmin kosovar. Njėri ndėr deputetėt mė aktivė nė legjislacionin e kaluar dhe kontribues i veēantė i zgjidhjes sė shumė kontesteve si me rastin e miratimit tė ligjeve ashtu edhe amendimit tė tyre, sot nė mėnyrė tė ēuditshme ėshtė jashtė kėtij tempulli.

Ndėrkohė performanca e shkėlqyer e Burim Ramadanit nuk dihet pse “dėnohet” nė kėtė mėnyrė ashtu si edhe besnikėria e skajshme e Ahmeti Isufit ndaj liderit tė parties, qė ėshtė edhe mė i votuari nė AAK. Por anomalia nuk shfaqet vetėm tek kasat e vjetra tė kėsaj partie. Biznesmeni i njohur Gazmend Abrashi ka pak mė shumė se 3 mijė vota, edhe pse ato vota ai me shumė lehtėsi, nė ēdo kohė mund t’i marrė vetėm nė Prishtinė, duke mos llogaritur dyqanet e kompanisė sė tij qė ka nėpėr tė gjitha qytetet e Kosovės. Pa llogaritur kėtu autoritetin e babait tė tij, ekonomistit tė njohur dhe drejtorit tė fundit tė gjigantit tė madh tė Jugosllavisė, Kombinatit “Trepēa”, Aziz Abrashi.



Ēfarė qeverie mund tė lindė?!

Po ēfarė qeverie mund tė lindė nga njė parlament i tillė. Sa do tė ndikojnė 40 deputetėt e rinj qė tė dezinfektojnė 60 deputetėt e tjerė qė nėn hijen e liderit tė partisė do tė punojnė pėr mandatin e rradhės dhe jo pėr ndonjė program zhvillimor pėr tė cilin do tė pėrgjigjet lideri ashtu sikur edhe pėr tė ardhmen e tyre?

10 deputetėt e rinj tė PDK-sė edhe mund tė jenė tė shqetėsuar pėr programin qeverisės tė Hashim Thaēit, por pėr tė ardhmen e kėtij tė fundit mendon vetėm njėzetshja e vjetėr qė nuk shqetėsohet se si do tė punėsohen 200 mijė qytetarė tė Kosovės, por sa do tė arrijė lideri i tyre tė fusė nė qeveri listėn “Srpska” dhe Bexhet Pacollin qė ėshtė i bindur se ėshtė mė i vjedhuri nga tė vjedhurit. Nėse ndodh ēudia, dhe ushtari Enver Hasani shpėton shefin e tij Hashim Thaēi, fati i qeverisė “Thaēi 3” mund tė pėrfundojė sikur barrikada e Urės sė Ibrit nė Mitrovicė. Thaēi mund t’i largojė tė gjitha barrierat qė i kanė dalė nė rrugė, por do tė varet nga Ambasadorėt e fuqive tė mėdha nėse qeveria e re “do tė mbjellė pisha ose do tė mundėsojė lėvizjen e lirė”.

Ndėrkohė ajo qė quhet qeveri e opozitės dhe ėshtė projektuar nga LDK-AAK-NISMA, ėshtė njė foshnje qė mund tė jetojė vetėm nė mitrėn e kėtij parlamenti tė pėrēudnuar. Ujėrat nuk kanė se nga plasin, ajo ėshtė e destinuar tė dėshtojė…





100 deputetėt e rinj

(emri, votat)

PDK

HASHIM THAĒI 125,509

KADRI VESELI 41,500

ENVER HOXHAJ 17,117

ELMI REĒICA 14,671

HAJREDIN KUĒI 12,990

AGIM ALIU 12,395

MEMLI KRASNIQI 12,056

ARSIM BAJRAMI 11,937

RAIF QELA 11,448

RAFET RAMA 10,740

XHAVIT HALITI 9,786

RAMIZ KELMENDI 9,686

BEKIM HAXHIU 9,453

FADIL BEKA 9,178

ZENUN PAJAZITI 9,128

ADEM GRABOVCI 8,710

AZEM SYLA 8,584

NEZIR ĒOĒAJ 8,408

LATIF GASHI 8,390

AGIM ĒEKU 8,208

BESIM BEQAJ 7,821

GĖZIM KELMENDI 7,412

NAIT HASANI 7,290

FERID AGANI 6,827

LABINOTĖ DEMI 11,014

SALA BERISHA 10,741

MEXHIDE MJAKU 6,410

FLORA BROVINA 5,750

EDITA TAHIRI 5,704

MARGARITA KADRIU 5,167

SELVIJE HALIMI 5,096

BLERTA DELIU F ,869

LULJETA VESELAJ F 4,653

VLORA ĒITAKU 4,585

XHEVAHIRE IZMAKU 4,174

SALIHE MUSTAFA 4,064

LDK

ISA MUSTAFA 94,031

ANTON QUNI 19,341

ISMET BEQIRI 13,158

HAKI DEMOLLI 11,661

NUREDIN IBISHI 11,322

KUJTIM SHALA 10,559

ARBEN GASHI 10,922

SABRI HAMITI 9,643

AVDULLAH HOTI 8,775

ARMEND ZEMAJ 8,643

NASER OSMANI 7,599

FATMIR REXHEPI 7,071

HATIM BAXHAKU 7,179

ADEM SALIHAJ 6,952

BLERIM GRAINCA 6,794

ALI SADRIU 6,706

AGIM ADEMAJ 6,507

MURAT HOXHA 6,360

SADRI FERATI 6,484

MILAZIM HALITI 6,407

VJOSA OSMANI 30,431

TEUTA RUGOVA 28,363

LIRIJE KAJTAZI 7,779

NJOMZA EMINI 7,559

HYKMETE BAJRAMI 7,439

SYNAVERE RYSHA 5,941

ALMA LAMA 5,855

TEUTA SAHATQIJA 5,523

BESA GAXHERRI 5,402

MIRJETA KALLUDRA 4,900

Vetvendosja

ALBIN KURTI 47,940

VISAR YMERI 22,241

GLAUK KONJUFCA 12,298

ILIR DEDA 11,662

DARDAN SEJDIU 10,989

REXHEP SELIMI 9,193

LIBURN ALIU 7,691

BESNIK BISLIMI 7,631

ISMAJL KURTESHI 6,716

SALIH SALIHU 6,041

MYTAHER HASKUKA 5,993

PUHIE DEMAKU 11,327

AIDA DĖRGUTI 7,341

ALBULENA HAXHIU 5,820

BESA BAFTIJA 3,341

SHQIPE PANTINA 3,085

AAK

RAMUSH HARADINAJ 39,357

DAUT HARADINAJ 9,095

PAL LEKAJ 6,991

BALI MUHARREMAJ 5,038

BLERIM SHALA 4,444

LAHI BRAHIMAJ 4,309

RRUSTEM BERISHA 4,188

DONIKA KADAJ 4,794

TIME KADRIJAJ 4,780

TEUTA HAXHIU 3,308

BORE BALAJ 2,208

Nisma pėr Kosovėn

FATMIR LIMAJ 21,235

JAKUP KRASNIQI 14,596

HAXHI SHALA 5,915

SHUKRIJE BYTYQI 4,874

ZAFIR BERISHA 3,652

IMRI ILAZI 2,299

VALDETE BAJRAMI 2,927






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket