Shkence

E drejta e harresės dixhitale

Disa tė dhėna do tė tė ndjekin pas pėr gjithė jetėn. Dhe nuk ka rėndėsi nėse janė tė verteta apo rrena. Sepse ėshtė kaq e kollajtė tė publikosh nė rrjet, dhe e pamundur pėr tė anulluar...
Nga Nicola Bruno
Tė mbash mend gjithēka dhe tė mos tė harrosh mė asgjė. Mesa duket ky ėshtė paradoksi i memories nė epokėn dixhitale, ku serverat e mėdhenj tė kompanive gjigande tė teknologjisė sė lartė ruajnė tė gjitha tė dhėnat tona personale, sekretet qė gjithnjė e mė shumė na i dinė tė tjerėt (siē dėshmon skandali NSA nė Shtetet e Bashkuara) dhe tė kaluarėn e kujtdo, qė sot lexohet thjesht me njė klik.

Di diēka pėr kėtė Marta Bobo, gjimnastja spanjolle qė sot e kėsaj dite, kur bėn njė kėrkim me emrin e saj, sheh tė shfaqet njė artikull (qė pastaj rezultoi gėnjeshtėr) i tė pėrditshmes El Pais me titullin: “Marta Bobo ėshtė anoreksike”. Publikuar nė vitin e largėt 1984, nė prag tė pjesėmarrjes sė saj nė Olimpiadėn e Los Anxhelesit, lajmi u pėrgėnjeshtrua shumė e shumė herė, por tashmė nuk ka mėnyrė pėr ta anulluar; qė kur gazeta e hodhi gjithė arkivėn e saj online, ai figuron gjithnjė aty, mes rezultateve tė para tė Google-it. “Ėshtė si njė mallkim”, tha ish atletja, tanimė e dorėzuar sepse ndodhet mes dy zjarresh: Pėr Google-in, pėrgjegjėsinė e pėrmbajtjes e ka El Pais, ndėrsa e pėrditshmja pretendon se “nuk mund tė modifikohet arkivi ynė, sepse do tė thotė tė falsifikosh historinė”. Ndėrkoh qė gjithnjė e mė shumė qytetarė kėrkojnė qė tė njihet e drejta e fshirjes, Marta Bobo vazhdon tė figurojė, pėr cilindo qė kėrkon nė rrjet, njė anoreksike dhe kaq.



Unė nuk harroj

Nga Facebook tek Amazon, duke kaluar nėpėr Microsoft dhe Google, shėrbimet kryesore online duket se vuajnė nga sindroma e ipertimesikės, term me tė cilin shkencėtarėt pėrshkruajnė ata qė vuajnė nga memoria e hekurt, nė gjendje tė kujtojnė gjithēka, edhe detajet mė tė parėndėsishme nė distanca shumėvjeēare. Pra, kėto site koleksionojnė ēdo tė dhėnė tė mundshme pėr ne, por pastaj nuk janė tė gjendje tė ofrojnė asnjė opsion modifikimi, e aq mė pak njė buton “anullo” edhe pėrballė gabimeve nga mė skandalozet. Tė paktėn jo pa bėrė beteja ligjore tė kushtueshme tė zhvilluara nė gjykatat e shumė vendeve, siē bėri ish shefi i Formula 1-it, Maks Mozli, qė ia arriti tė fshijė nga google fotot lidhur me njė skandal tė supozuar seksual ku ai ishte pėrfshirė.

Gjithnjė e mė shumė pėrdorues shohin nevojėn e instrumenteve pėr kontrollin e pranisė sė tyre dixhitale. Edhe pse shpesh jemi vetė ne ata qė hedhim foto e video, e pastaj me ndryshimin e moshės apo tė karrierės, nuk dėshirojmė mė tė shfaqen, sepse nuk na pėrfaqėsojnė mė.



Zgjidhja italiane

“Nė Itali nuk ekziston realisht njė e drejtė ligjore pėr fshirjen apo harresėn, por kjo temė mund tė konsiderohet si fytyra tjetėr e interesit publik dhe thelbit tė informacionit”, thotė Karlo Melci d’Eril, avokat ekspert i sė drejtės sė informacionit. “Qė njė lajm tė publikohet nė njė media, duhet tė jetė korrekt, dhe veē kėsaj edhe thelbėsor pėr interesin publik. Problemi qė shtrohet, ėshtė kur kėto karakteristika janė tė vlefshme kohėn kur publikohet lajmi nė rrjet, e pastaj nuk e ka kėtė vlerė shumė vite mė pas”.

Le ta mendojmė ēėshtjen si njė dėnim qė marrim nga njė shkallė gjykate, dhe pėrmbyset nė shkallėn mė tė lartė. Ose tė gjykojmė rastin e njė artikulli qė botohet pas njė pėrgėnjeshtrimi. “Ndryshe nga udhėzimet e mėparshme tė Garancisė pėr Privacinė, qė u kėrkonte siteve online tė mos lejonin publikimin nė motorėt e kėrkimit, tė lajmeve qė nuk ishin mė aktuale, nė vitin 2012 njė gjykim i Kasacionit vendosi qė lajmet, megjithėse nuk duheshin fshirė, nevojitet tė rektifikohen nga sitet burimore me tė dhėna tė reja”, thotė d’Eril.



Pa kufij

Por nė epokėn e world wide web-it sikur nuk ka shumė kuptim beteja brenda kufijve kombėtarė pėr tė drejtat dixhitale. Kjo edhe pėr faktin se kolosėt e mėdhenj tė hi-tech-ut u pėrgjigjen legjislacioneve tė vendeve tė ndryshme, aty ku kanė selinė bazė. Pėr ta shmangur kėtė problem, komisioneri i Drejtėsisė nė BE, Vivian Reding, kėrkoi aprovimin e direktivės mbi “Mbrojtjen e tė Dhėnave”, Data Protection, qė paraqet njė seri tė drejtash nė menaxhimin e informacioneve online. Mė i rėndėsishmi (dhe qė ka hapur mė shumė debat) ėshtė ai qė ka tė bėjė me mundėsinė qė qytetarėt tė kėrkojnė anullimin apo zhvendosjen e tė dhėnave tė mbledhura nga furnitorėt e shėrbimeve online, “aty ku nuk janė mė tė nevojshme lidhur me arsyen finale pėr tė cilėn ishin mbledhur”. “Ėshtė hera e parė qė e drejta pėr fshirjen e tė dhėnave kodifikohet nė ligj”, shpjegon Ernesto Belisario, docent i tė Drejtės sė Informimit nė Universitetin e Bazilikatės. “Formulimi aktual parashikon qė njė pėrdorues mund tė kėrkojė lehtėsisht heqjen e tė dhėnave mbi tė nė njė blog, rrjet social apo platforma tė tjera”. Pėr kompanitė qė nuk e zbatojnė, parashikohen gjioba tė kripura deri nė 600 mijė euro.

Pas miratimit nga Parlamenti Europian, kjo direktivė duhet tė kalojė nga Kėshilli Europian dhe pastaj tė hyjė nė fuqi nė vitin 2015. Sipas Belisarios, gjithsesi rrezikohet tė premtohet mė shumė nga sa janė mundėsitė e realizimit. Pra, “ofrimi i tė drejtave qė nė realitet zor tė apikohen”. Le tė mendojmė pėr tė dhėnat e arkivuara nėpėr serverat e atyre vendeve qė nuk zbatojnė legjislacionin e Bashkimit Europian: Do tė jetė e vėshtirė t’u detyrosh atyre kompanive fshirjen e tė dhėnave. “Pėr mė tepėr”, shton Belisario, “e drejta pėr fshirjen pėrfaqėson njė betejė tė drejtė tė cilėn jemi tė dėnuar ta humbasim, sepse teknologjia shkon nė njė drejtim krejt tjetėr. Shpresa mė e mirė ėshtė qė lojtarėt e mėdhenj si Google, Facebook, Apple, tė prezantojnė mė shumė instrumente qė t’u mundėsojnė pėrdoruesve ta menaxhojnė mė mirė tė shkuarėn e vet dixhitale”.



Si kosi e qumėshti

Ka nga ata qė propozojnė tė shkohet pėrtej projektit tė BE-sė, pėr ta zgjidhur problemin qė nė rrėnjė, duke ofruar nė ēdo faqe interneti, me ēdo foto ose video, edhe njė farė “datė skandence”. Pak a shumė siē bėjmė me qumėshtin, vetėm se kėtė herė fjala ėshtė pėr njė “datė tė mėpasshme” tė shtuar bashkė me tė dhėnat e tjera qė shoqėrojnė file-t (tė dhėna mbi datėn e krijimit, vendin, autorin etj). Propozimi ėshtė i Viktor Majer-Shėnbergerit, docent nė Internet Institute nė Universitetin e Oksfordit dhe autor i esesė “Delete. E drejta e fshirjes nė epokėn dixhitale”. “Duhet tė jemi nė gjendje tė pėrzgjedhim njė datė skadence pėr ēdo burim qė ndahet online. Kur tė vijė data e caktuar, materiali fshihet nga sistemi”. Kėsisoj mund tė publikojmė informacione tė ēdo tipi, tė sigurtė se nuk do jetojnė pėrgjithmonė. Nė kėtė rrugė po ecėn edhe shteti i Kalifornisė, me njė propozim qė nga vėzhguesit ėshtė quajtur “ligji i gomės”, sepse parashikon qė njė qytetar tė kėrkojė heqjen e njė materiali mbi tė, qė ėshtė hedhur online kur ai ka qenė minoren. Tė paktėn, adoleshentėt do kenė mundėsi tė harrojnė mėkatet e rinisė sė shfrenuar.



Memoria e jashtme

Jo tė gjithė janė dakord megjithatė, pėr fshirjen e informacioneve. Gjithnjė e mė shumė pėrdorues i kanė ndryshuar zakonet e tyre tė kujtesės. Prova pėr kėtė, ėshtė nė studimin e kryer nga tre universitete amerikane (Columbia, Harvard, Wisconsin-Madison) dhe publikuar nė revistėn Science. Rezulton se ai qė kalon mė shumė kohė online, tenton qė kujtesėn e vet ta aktivizojė nė varėsi tė pasjes ose jo tė internetit: Njeriu qė e di se njė informacion apo tė dhėnė mund ta gjejė shumė shpejt nė internet, tenton tė mos e memorizojė; dhe anasjelltas, kush ėshtė i pėrgatitur tė pranojė se nė rrjet nuk gjen gjithēka, mban mend mė shumė. Sepse “interneti ėshtė kthyer nė njė formė tė kujtesės primare tė jashtme, ku tė dhėnat dhe informacionet ruhen nė mėnyrė kolektive”.

Edhe pėrpara se tė mbėrrinte rrjeti, vėrtet nuk mund tė mbanim mend gjithēka, por mbėshteteshim tek kujtesa e njeri-tjetrit, e njerėzve qė na rrethonin (shokė, prindėr, ekspertė e konsulentė). Ndėrsa tani, interneti ėshtė bėrė njėfarė hard disku i jashtėm tė cilit i delegojmė shumė detyra tė kujtesės. Dhe kėshtu, shpjegon Klajv Thompson, autor i njė punimi nė kėtė fushė, “jemi bėrė mė tė zotė pėr tė mbajtur mend se ku duhet gjetur njė informacion nė internet, sesa pėr tė kujtuar vetė informacionin”. Njė lloj strategjie evolucioniste pėr tė menaxhuar mbingarkesėn informative: Padyshim arrijmė tė mbajmė mend mė mirė, me ndihmėn e teknologjisė. Por me koston qė nuk harrojmė dot mė.



Nga Focus



Pėr tė mos lėnė gjurmė

Mes skandalit tė pėrgjimeve tė trafikut nė internet dhe shumė rasteve tė shkeljes sė privacisė, vitet e fundit ka patur edhe njė boom aplikacionesh qė premtojnė tė mos lėnė gjurmė nė komunikimet tona.

-Snapchat- ėshtė njė apps qė tė lejon tė dėrgosh foto, video e tekste dhe tė caktosh njė afat skadence (njė 1 nė 10 sekonda); pak ēaste pas shfaqjes, mesazhi zhduket. Ēdo ditė shkėmbehen 400 milionė mesazhe mes 30 milionė pėrdoruesve aktivė, shumica tė rinj, por ka patur edhe shumė dyshime, pasi serverat e kompanisė janė dhunuar.

-Silent Circle- Ėshtė shėrbim telefonik online, si Skype, qė premton shifrimin e bisedave, duke i mbrojtur madje edhe nga shėrbimet sekrete. Ėshtė i disponueshėm pėr iPhone dhe Android dhe mundėson gjithashtu dėrgimin e mesazheve nė siguri tė plotė. Sė fundi kompania ka realizuar edhe Blackphone, smarthpone-in e parė anti-pėrgjim.

-Emaile vetėshkatėrruese- janė tė shumta shėrbimet qė mudnėsojnė dėrgimin e njė mesazhi me postė elektronike, qė vetėprishet pas leximit. Nga DestroyMail.com deri tek DestructingMessage.com. Nuk janė megjithatė 100% tė sigurta; pėrdoruesi qė merr emailin, ka gjithnjė mundėsinė pėr t’i bėrė njė foto mesazhit para se tė shkatėrrohet.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket