Personazh

O zot ēfarė gėzimi

Ish “bad girl”, Drju Berrimor ėshtė bėrė me dy fėmijė. Kėtu (gabimisht) tregon se pėrse dy bishtaleca mė shumė nė jetė janė gjithēka duhet
Nga Julie Jordan
Ka diēka qė Drju Berrimor kėrkon ta sqarojė qė nė fillim sa i takon kėtij seti fotografik , tė realizuar nė shtėpinė e saj nė Los Anxheles. "Duke parė fotot dikush mund tė mendojė: Ē'familje perfekte. Por nuk jemi edhe aq: Olive ishte ftohur, Frenki kishte uri, qentė vraponin sa andej-kėndej, pra njė kaos total. Pėr pak do tė kaloja njė krizė nervash".

Nuk duhet shumė mund pėr ta besuar. Ende ėshtė mbushur muaji qė kur Frenki ka lindur, vajza e dytė qė ka nga bashkėshorti konsulent arti, Uill Kopelman, aktorja ėshtė e angazhuar me promovimin e "Detyrimisht bashkė", komedia nė tė cilėn ėshtė protagoniste me Adam Sandler, por ndėrkohė nuk fle natėn dhe e kalon ditėn duke u kujdesur pėr fėmijėt. E vėshtirė tė dallosh tek ajo baby divėn e skandaleve, atė tė alkolit qė nė moshėn 9 vjeēare, tė marijuanės kur nuk i kishte mė shumė se 10 vjeēe, tė kokainės 12 dhe tė tentativės pėr vetėvrasje nė moshėn 14 vjeēare. Dhe mė pas atė bad girl tė dashurive tė gabuara, pėrfshirė edhe dy martesa tė shkurtra (njėra zgjati dy dhe tjetra pesė muaj). Me Uillin ka gjetur stabilitet dhe ka realizuar ėndrrėn e tė qenit nėnė. "Nė kėtė moment nuk kam mendje pėr tė bėrė asgjė", thotė duke psherėtirė. "Por nėse nuk kam mendje, kam zemėr. Dhe i dua vogėlushet e mia ēmendurisht".



-Si e keni pėrjetuar kėtė shtatzani, krahasuar me tė parėn?

Isha shumė mė pak e shqetėsuar: e dija se ēfarė po ndodhte. Nė shtatzaninė e parė ndihet krejtėsisht e paaftė dhe ēdo ndryshim i vogėl tė tremb. Kėsaj here arrita tė pėrqendrohesha tė Olive. Nė pėrgjithėsi ishte njė eksperiencė mė e kėnaqshme.

-Dėshira?

Eh, praktikisht haja gjithēka qė gjeja vėrdallė. Nuk besoj se mund tė jem ndonjėherė si ato gratė shtatzėna qė ushqehen me arsye. Nuk kam bėrė tjetėr vėēse kam gėlltitur karbohidrate, pica dhe pjata tė porositura te restoranti kinez. Ėshtė e ēuditshme: kur jam shtatzanė nuk e duroj dot peshkun dhe perimet, ndėrsa nė tė kundėrt, pasi lind kėto janė tė vetmet ushqime qė dua. Trupi ėshtė kthyer nė gjendjen e mėparshme, ėshtė si njė sfungjer, mban mend gjithēka. Nė momentin kur mora vesh se isha shtatzanė filloi tė mė dukej vetja e shėndoshė, tė ndihesha e rėndė.

-Olive ėshtė vetėm 20 muajshe: si e pėrgatitėt pėr ardhjen e motrės sė vogėl?

I tregoja barkun dhe e mėsoja tė thoshte "vogėlushe" ose “motėr”. I bleva libra, tė llojit "Jam motra e madhe" dhe "Ēfarė ndodh kur vjen njė motėr". Jam munduar qė ta kuptojė sa mė mirė.

-Ishit e shqetėsuar pėr lindjen?

Kam pasur pėr pak frikė se herėn e parė. E mora veten shumė mė shpejt, si nga ana emocionale ashtu edhe nga ajo fizike. Edhe pse e dija se do tė mė duhej tė kujdesesha pėr dy fėmijė, kisha vendosur tė kthehesha menjėherė nė punė me kohė tė plotė.

-Si ia keni dalė?

Ėshtė e vėshtirė sepse nė njė situatė tė tillė puna fillon tė tė interesojė mė pak. Ėshtė e vėshtirė tė pėrqėndrohesh. Por i thashė vetes: Nuk mund t'ia lejosh veten kėtė luks. Ke dy vajza dhe njė zanat, tė cilit i detyrohesh gjithēka ke. Tė paktėn arrita tė jem e pranishme dhe aktive fizikisht nė vend qė tė bie pre e mendimeve, trishtimit dhe anktheve tė mendjes. Merreni me mend mė ndodh tė hyj nė njė dhomė pėr tė marrė diēka dhe sapo mbyll derėn harroj se pėr ēfarė kam shkuar aty.

-Frenki ėshtė e qetė?

Fle dhe ha. Nė fakt ende zgjohet shpesh, por pėr fat tė mirė ka filluar tė flerė gjithnjė e mė shumė. Nė fund, e vetmja gjė qė ka rėndėsi ėshtė qė fėmijėt tė jenė mirė.

-Cfarė ndodhi kur Olive e pa?

E kuptoi menjėherė se kush ishte. E pa dhe tha: motra Frenki. Pastaj filloi tė prekė. Ishte vėrtetė e ėmbėl. Nuk ka rėndėsi se sa e lodhshme ishte ta ndihmoje tė kuptonte, u shpėrblyem plotėsisht sepse ishte vėrtet e pabesueshme dhe menjėherė mori drejtimin e duhur. Olive e adhuron Frenkin, do gjithnjė tė jetė me tė, do t'i japė qumėsht. Ėshtė vėrtetė shumė e dashur. Tani pėr tani, sepse jam e sigurtė sse do tė ketė ulje-ngritjet e veta.

-Cila ėshtė gjėja mė e vėshtirė pėr ju?

Fakti sse duhet tė ndahem mes dy vjazave. Ndonjėherė zgjohen dhe flenė nė orare tė ndryshme, ndonjėherė zgjohen nė tė njėjtėn kohė: ėshtė pak si ushtrim ekuilibri. Mundohem t'i bėj gjėrat nė atė mėnyrė qė pėr Olive tė mos ndryshojė asgjė: kaloj mė tė tė njėjtėn kohė si mė parė, nė mos mė shumė dhe kjo mendoj se e ndihmon ta mendojė tė motrėn, jo si kėrcėnim, por vetėm si njė pjesėtar mė shumė nė familje.

-Po Uill si po e pėrjeton tė qenit baba pėr herė tė dytė?

Ishim nė plazh kur i thashė se isha sėrish shtatzanė. Thjeshtė buzėqeshi i lumtur. Ėshtė me tė vėrtetė babi mė i mirė qė vajzat mund tė kenė: Gjithnjė i gatshėm, gjithnjė i disponueshėm, nuk ėshtė asnjėherė ai i tipi i stresuar apo qė thotė se nuk mundem mė, ēdo fundjavė, pėr tė mė dhėnė pak qetėsi, ndėrsa unė ndėrroj Frenkin dhe i pėrgatis ushqimin ai shpik ndonjė aventurė pėr tė shpėrqendruar Oliven. Jemi njė skuadėr e vėrtetė.

-Si ndiheni nga ana fizike?

E ēuditshme. Krahasuar me shtatzaninė e parė kam ngrėnė mė shumė dhe mora 4 kilogramė mė tepėr. Megjithatė po bie me shpejtėsi nė peshė ndoshta sepse nuk pushoj asnjėherė. Megjithatė ndonjėherė as qė i vė re. Jam shumė e lodhur pėr tė bėrė palestėr.

-Arrini tė gjenti ndonjė moment pėr tė karikuar bateritė?

Tani pėr tani, jo. Ndihem shumė nė faj. Betohem: qė kur ka lindur Olive – dhe dyfish tani me Frenkin – mė duket sikur jetoj nė mbretėrinė e ndjenjės sė fajit. Mė duket vetja e privilegjuar nėse arrij tė fle ndonjė orė mė shumė herė pas here. Mendoj se kjo ėshtė koha qė i kushtoj vetes.

-Keni folur gjithmonė me sinqeritet pėr fėmijėrinė tuaj tė vėshtirė. Cila ėshtė gjėja mė e rėndėsishme qė doni t'i jepni fėmijėve tuaj, sidomos duke pasur parasysh atė qė ju ka ndodhur ju?

Njė vėlla ose njė motėr, sepse mua do tė mė kishte pėlqyer shumė. Dhe tė jem gjithmonė, tė jem kur them se do tė jem. Tė krijoj njė familje tė qėndrueshme. E di qė kur ime bijė do tė ndjekė njė ritėm mė tė fortė, tė zhytet nė pishinė, me mua ndihet e sigurtė. T’u garantoj siguri fėmijėve tė mi ėshtė gjėja mė e rėndėsishme.

-Mund tė ketė edhe njė fėmijė tjetėr, apo keni vendosur ta mbyllni kėtu, nė moshėn 39 vjeēare?

Sigurisht dera ėshtė e hapur edhe pėr disa kohė. Nuk jam e re, kėshtu qė nuk e kam luksin e kohės. Megjithatėm po, mund tė them se derėn e kemi tė hapur.

-A e kishit menduar ndonjėherė se do tė provonit njė lumturi kaq tė madhe?

Sinqerisht, jo. Shpresoja, sigurisht, por syri im i tretė nuk arrinte ta dallonte gjithė kėtė lumturi. Nuk e kisha idenė e asaj qė do tė ndodhte. Ėshtė njė gėzim qė nuk ka tė krahasuar. Ndihem jashtėzakonisht me fat.



Vanity Fair


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket