Te paverteta por te besueshme

Raporti ngjall indiferencė

Tiranė- Njė ekip kėrkuesish nga Instituti i Studimeve tė Avancuara nė Universitetin Trefazor Shqiptar, doli tė hėnėn nė njė konferencė shtypi pėr tė publikuar tė dhėnat e njė raporti tė ri pėr tė cilin nuk ja ndjen njeriu, madje as atyre qė kanė marrė paratė pėr kėtė punė. “Po ja, ēfarė t’ju them unė”, tha dr. Orest Kotka, njė nga autorėt e raportit qė harxhoi kot kohėn e tė gjithėve, “do pėrpiqem t’ja pėrmbledh me termat mė pikantė dhe fjalėt mė tė gjetura, nė mėnyrė qė edhe ju tė mos mėrziti. Kėshtu, studimi ynė ka tė bėjė me shtjellat sociale nė periudha tė ndėrmjetme kohore, qė mesa duket nuk progresojnė nė mėnyrė lineare me evoluimin e verbit politik. Diskursi i kėtij tė fundit ka mbetur asimetrik e madje kundėrthėnės, megjithė pėrpjekjet pėr ripėrmasim tė asaj qė mund ta quajmė doktrinė post-tranzicionale, e cila ka patur oshilacione pavarėsisht mbajtjes sė njė vektori tė pagabueshėm pro-integrues … ja, e shihni? Unė akoma s’kam filluar dhe askush nuk dėgjon. Lėre fare, ohu!”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket